Miqësorja e Fulhamit me Malagan të mërkurën mbrëma ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, me tensione të shumta e me shumë kritika.
Ish-trajneri i Real Madridit, që tani e udhëheq Fulhamin, Alvaro Arbeloa, u përjashtua nga loja me të kuq.
Ndeshja u mbyll 2:2, ndërsa u vendos me penalltinë e minutës së 90-të të Malagas, të shënuar nga Eneko Jauregi.
Këtu edhe nisi drama.
Pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, lojtarët e Malagas u përgatitën t’i gjuanin penalltitë që do të vendosnin se kush do ta fitonte trofeun “Costa del Sol”.
aussi
Yakin met en lumière la personnalité de l'ancien représentant albanais
Por, lojtarët e Fulhamit vendosën të mos gjuanin dhe u futën në dhomat e zhveshjes. Pati vërshëllima të shumta nga tifozët vendas.
Në fushë, Eneko e mori topin dhe shënoi në portën e zbrazët dhe festoi bashkë me bashkëlojtarët dhe 17 mijë e 179 tifozët në “La Rosaleda”.
Fulhami pas ndeshjes në komunikatë tregoi pse nuk mori pjesë në ekzekutimin e penalltive.
“Faleminderit për pritjen e shkëlqyer në Malaga. Mund t’iu konfirmojmë se para ndeshjes, të dyja ekipet u pajtuan që të mos ketë penallti në rast të barazimit”, ka shkruar Fulhami.
Sipas “beIn Sports”, Fulhami nuk mori pjesë në ekzekutimin e penalltive pasi mund të ndikonte në planet e udhëtimit.
Arbeloa ishte i pakënaqur në fund të ndeshjes dhe u konfrontua me gjyqtarin kryesor, ndërsa më pas, gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias, e ndëshkoi ish-teknikun e madrilenëve me të kuq.
aussi
Bajrami parle de son déménagement d'Albanie vers la Suisse
Mediumi spanjoll “Marca” e ka kritikuar veprimin e Arbeloas dhe Fulhamit.
“Ky është një akt i rëndë mosrespekti dhe mungesë e paprecedentë respekti për historinë e miqësores ndaj Malagas. Gjatë pushimit se kush do t’i gjuante penalltitë, Arbeloa u përplas me gjyqtarin Ortiz Arias dhe iu dha kartoni i kuq. Mes kaosit që pasoi, Fulhami vendosi ta lërë fushën dhe refuzoi të merrte pjesë në penallti, në njërën prej incidenteve më të turpshme në historinë e futbollit në Malaga”, ka shkruar “Marca”.