Real Betisi ka shënuar fitore të madhe ndaj Real Madridit.
Reali të premten mbrëma në kuadër të xhiros së katërt të La Ligas u mposht në udhëtim me rezultatin 1:0.
Për “Los Blancos” ishte disfata e parë e edicionit pas tri fitoreve radhazi.
Golin e fitores për Betisin e realizoi Troy Parrott në minutën e 91-të.
Realit iu anulua një gol i Carlos Espit në minutën e 87-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndërsa Reali kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat edhe në minutën e 94-t, por Kylian Mbappe nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Betisi ka nëntë pikë. Nëntë pikë i ka edhe Reali.