Beshiktashi ka fituar thellë 3:0 ndaj Kauno Zhalgirisit të enjten mbrëma në ndeshjen e parë të plejofit për inkuadrim në Ligën e Evropës.
Dhe me këtë rezultat ka bërë hap të madh drejt arritjes së synimit.
Skuadra e madhe turke shënoi dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën për fitoren bindëse.
Milot Rashica luajti për Beshiktashin nga minuta e 72-të, ndërsa Lirim Kastrati te skuadra nga Lituania luajti në tërë pjesën e dytë.
Articles similaires