Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Barcelone recrute un gardien de but croate

Dominik Livakoviq

Portieri kroat, Dominik Livakoviq, është transferuar te Barcelona nga Fenerbahçe.

Livakoviq ka firmosur të enjten për katër vjet me kampionen e Spanjës.

31-vjeçari është zhvilluar në Kroaci, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2023 ishte te Dinamo Zagrebi. Prej atëherë ishte te Fenerbahçe, kurse kaloi huazim edhe te Girona. Për Kroacinë, Livakoviq ka 79 paraqitje.

Fillimisht planifikohej që Livakoviq të bashkohej me Barcelonën në verën e ardhshme, pas pensionimit të Wojciech Szczesnit. Por ndërkohë ndryshoi pllanet. Feneri ka përfituar 2 milionë euro nga shitja e Livakoviqit, ndërsa 2 milionë të tjerë do t’i përfitojë në formë të bonueseve.