Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Barcelone se tourne vers Martinez.

Lautaro Martinez

U fol për shumë muaj se kapiteni Lautaro Martinezi i Interit mund të transferohet te Barcelona. 

Deri të mërkurën ishin vetëm spekulime, pasi Barcelona synonte transferimin e Julian Alvarezit. 

Pasi nuk arriti që ta bind sulmuesin e Atletico Madridit, Barça ka kthyer vëmendjen tek argjentinasi tjetër. 

“Goal”, që e ka cituar gazetari Gerard Moreno, ka raportuar se drejtori sportiv Deco, është takuar me menaxherin e Lautaro Martinezit, Alejandro Camano, në Madrid. 

Lautaro Martinezi dhe Interi janë pajtuar më herët që ta largojnë nga kontrata klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurove.