Portieri Manuel Neuer i Bayern Munichut bëri gabim të rëndë që në fillim nga ku përfitoi skuadra e Augsburgut.
Robin Fellhauer shënoi golin më të shpejtë në histori të Bundesligës të shtunën. Ai realizoi pas 8.4 sekondash, dhe theu çdo rekord në këtë statistikë.
Por në fund, ndeshja e xhiros së pestë e Bundesligës gjermane u mbyll 2:2.
Ismael Saibari i barazoi shifrat në minutën e 55-të, ndërsa Rodrigo Ribeiro shënoi sërish për Augsburgun, për 2:1.
Nathaniel Broën e shpëtoi Bayernin nga disfata me golin e minutës së 80-të. Të dyja golat e Bayernit u shënuan me asistim të Harry Kanet.
Bayerni mbetet me 11 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Augsburgu ka tetë pikë.