Jashtë fushës, Ardon Jashari ka krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme me legjendën kroate të futbollit, Luka Modriq.
Lidhjen e fortë të krijuar, Jashari shpreson të shtrijë edhe brenda fushës gjatë edicionit 2026/2027.
Jashari është i bindur se mund të përshtatet mirë në mesfushën e Milanit me ikonën kroate.
“Kam një lidhje të shkëlqyer jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion. Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë vit. Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë të luash dhe është mirë që ai donte të vazhdonte me ne. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, gjë që është e rëndësishme edhe për ne. Ta dëgjosh çdo ditë, të ndihmon të kuptosh se çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të fitosh trofe, siç bëri ai për 14 vjet te Real Madridi”, ka thënë Jashari në një intervistë për “Sky Sport”.
“Në Belgjikë kam luajtur në mesfushë me dy lojtarë dhe me Modriqin, në ndeshjen kundër Interit, isha në gjendje të bëja disa lëvizje me të cilat ndihesha rehat”, ka shtuar mesfushori i Milanit.
aussi
Jashari se réjouit de la victoire et parle également de Modric.
Ai është i kënaqur me punën e trajnerit të ri të kuqezinjve, Ruben Amorim.
“Më pëlqen. Mezi pres, kam një ndjenjë të mirë se do të jemi dominues në ndeshje. Ne jemi Milani, duhet të luajmë kështu dhe të fitojmë. Kam respekt të madh për Allegrin, ai ka fituar gjashtë tituj të Serie A dhe secili ka stilin e vet të lojës. Por kam një ndjenjë të mirë për idenë e presionit të lartë dhe dominimit të lojës me Amorimin”, është shprehur Jashari.
Ardon Jashari iu bashkua Milanit me vonesë në përgatitje për shkak të pushimit pas paraqitjes në Kupën e Botës me Zvicrën.
Jashari kishte pak hapësirë edicionin e kaluar. I mungoi gjatë Milanit për shkak të lëndimit.
Ekipit kuqezi iu bashkua vitin e kaluar nga skuadra belge, Club Brugge.
aussi
Jashari évoque la période difficile à Milan
24-vjeçari shpreson të paraqitet me Milanin në Ligën e Kampionëve në të ardhmen.
“Dua të jem në formën time më të mirë. Për ta bërë këtë, duhet të kem mundësinë dhe qëndrueshmërinë për të treguar se çfarë mund të bëj dhe si mund t’i bëj tifozët të lumtur. Duam të fitojmë ndeshje. Tani nuk është koha për të thënë se duam të fitojmë ligën, por për të ndërtuar një mentalitet fituesi. Nëse mund ta bëjmë këtë, ne si ekip kemi gjithçka që na duhet për të fituar. Patjetër që duam të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ky ishte qëllimi ynë vitin e kaluar , por ky është futbolli dhe duhet të pajtohemi”, ka thënë Jashari.