Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

L'arbitre qui a encaissé le but de City « exclu » de la Premier League

Haaland

Arbitri i VAR-it, Matt Donohue, që bëri gaimin e rëndë në “Old Trafford” të dielën, e ka paguar shtrenjtë atë veprim duke u përjashtuar nga ndeshjet e fundjavës në Premier League, shkruan “The Sun” të hënën.

Drejtuesit e shoqatës së gjyqtarëve kërkuan falje publike vetëm tri orë pas përfundimit të derbit të Manchesterit, të dielën.

Donohue vendosi gabimisht se goli i Erling Haaland duhej të pranohej, pavarësisht pozicionit të qartë jashtë loje të Enzo Fernandez. Manchester City e fitoi 1:0 derbin e madh me Manchester Unitedin.
Donohue dhe asistenti i tij, Blake Antrobus, janë lënë jashtë listës së delegimit të gjyqtarëve për xhiron e fundit para ndërprerjes së kampionatit anglez për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Një zëdhënës i shoqatës së gjyqtarëve, deklaroi: “Matt Donohue dhe Blake Antrobus nuk janë caktuar për ndeshjet e fundjavës, pas derbit të Manchesterit të dielën. Vendimi u mor nga shefi i gjyqtarëve, Howard Webb dhe ekipi drejtues. Gjyqtari i VAR-it dhe asistenti i tij nuk do të gjykojnë të paktën deri pas shkëputjes për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare”.

Ish-mësuesi Donohue është tifoz i Tottenhamit dhe u zhvendos në Manchester për studiume universitare një dekadë më parë. Vazhdon të jetojë në Manchester. Ai u kontaktua nga Webb pak minuta pas vërshëllimës së fundit të derbit të zjarrtë. I janë kërkuar shpjegime për gabimin e tij.
Në mbrëmjen e së dielës shoqata e gjyqtarëve publikoi një sqarim lidhur me incidentin.

“Gjyqtari i VAR-it nuk e kuptoi ndikimin e mundshëm të pozicionit të tij dhe duhej të kishte rekomanduar rishikim të situatës në monitorin anësor. Kemi kontaktuar Manchester Unitedin për të pranuar atë që ne e konsiderojmë si një gabim në gjykim. Do të bëhet një shqyrtim i incidentit”, kanë thënë nga shoqata e arbitrave.

Edhe pse u pranua se bëhet fjalë për gabim njerëzor, Webb ndihmoi në zbutjen e situatës, ndonëse pritet që rishikimi të jetë i shpejtë dhe të sjellë rekomandime të qarta e të forta për të shmangur çdo përsëritje të një situate të tillë.

“The Sun” ka mësuar se Premier League nuk planifikon të bëjë vërejtje ndaj Webbit dhe shoqatës së gjyqtarëve, pasi beson se marrja e përgjegjësisë për gabimin ishte hap i rëndësishëm dhe publik.

Por Donohue dhe Antrobus nuk do të angazhohen në ndeshje të elitës angleze të paktën deri më 11 tetor.

Unitedi ishte me një lojtar më shumë prej minutës së 23-të, kur u përjashtua Phil Foden. Haaland e shënoi golin në minutën e 60-të.