---
description: Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, ka vendosur t’i jap fund karrierës në futboll.40-vjeçari është pa ekip prej se u largua në verë nga E
title: Andres Iniesta i jep fund karrierës së mahnitshme
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/01/d2e21a9a-b459-4570-81b2-905e9e0d4143.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

 

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën 

[Kontribuo ](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm%5Fsource=koha&utm%5Fmedium=website&utm%5Fcampaign=crowdfunding&utm%5Fcontent=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia) 

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0) 

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju 

[Instalo](#) 

Futboll 

# Andres Iniesta i jep fund karrierës së mahnitshme

![Andres Iniesta](https://resources.koha.net/images/2024/October/01/d2e21a9a-b459-4570-81b2-905e9e0d4143.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill) 

* 1 tetor 2024 13:06
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fandres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Andres+Iniesta+i+jep+fund+karrier%C3%ABs+s%C3%AB+mahnitshme&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fandres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber") 

* 1 tetor 2024 13:06
* Shpërndaje në:  
[<?xml version="1.0" encoding="UTF-8"?> ](http://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fandres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme) [ ](https://twitter.com/intent/tweet?text=Andres+Iniesta+i+jep+fund+karrier%C3%ABs+s%C3%AB+mahnitshme&url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Ffutboll%2Fandres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme)

Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, ka vendosur t’i jap fund karrierës në futboll.

40-vjeçari është pa ekip prej se u largua në verë nga Emirates Club i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi i përfundoi kontrata.

Sipas “Relevo”, mesfushori ikonik do ta shpall vendimin javën e ardhshme.

Iniesta, që shënoi golin e fitores për Spanjën në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010 ndaj Holandës, postoi një video duke vizatuar në një mural të tij. Dhe shkroi: “Së shpejti. 8, 10, 24”.

Është dita kur pritet të shpall pensionimin nga futbolli. Numri 8 paraqet numrin e fanellës së tij.

[ Edhe ![Pensionohet Iniesta](https://resources.koha.net/images/2023/July/20/iniesta1689868191.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 7 tet 2024 Pensionohet Iniesta ](https://www.koha.net/futboll/pensionohet-iniesta)

Iniesta debutoi në vitin 2002, pasi kaloi akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/October/01/ea4a3ec5-4114-4246-85d8-716f9161490e.webp?q=90&w=980)

Ai i kaloi 16 vjet të shkëlqyera te Barcelona, duke luajtur në 674 ndeshje dhe duke kontribuuar me 57 gola e 135 asistime.

Iniesta i fitoi 32 trofe me Barcelonën. Vetëm Lionel Messi ka më shumë – 35.

Iniesta e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, nëntë herë La Ligan, gjashtë herë Kupën e Mbretit dhe tri herë Botërorin e klubeve.

Ai ishte pjesë kyqe e mesfushës më ikonike në histori, që përbëhej edhe nga Sergio Busquets dhe Xavi. Ishte pjesë e ekipit të papërsëritshëm të Barcelonës që fitoi tre trofetë e mëdhenj nën urdhrat e Pep Guardiolas, në vitet 2009 e 2011.

Iniesta kishte suksese të mëdha edhe me Spanjën. Ka luajtur 131 ndeshje dhe ka realizuar 13 gola.

[ Edhe ![Iniesta fillon karrierën si trajner në klub të kategorisë së dytë të Emirateve](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/1961f8b3-9cbd-43b9-afa2-52493b9e67de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 qer 2026 Iniesta fillon karrierën si trajner në klub të kategorisë së dytë të Emirateve ](https://www.koha.net/futboll/iniesta-fillon-karrieren-si-trajner-ne-klub-te-kategorise-se-dyte-te-emirateve)

E fitoi Evropianin 2008, Kupën e Botës 2010 dhe Evropianin 2012.

Pasi u largua nga Barcelona në vitin 2018, Iniesta luajti pesë vjet në Japoni te Vissel Kobe. E fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Japonisë. Në edicionin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe i shënoi pesë gola në 20 paraqitje.

[#Andres Iniesta](https://www.koha.net/tag/andres-iniesta) [#sport](https://www.koha.net/tag/sport) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) 

Artikuj të ngjashëm 
* [ ![Iniesta fillon punën për t’u bërë trajner](https://resources.koha.net/images/2022/January/17/iniesta1642425744.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 21 tet 2024 Iniesta fillon punën për t’u bërë trajner ](https://www.koha.net/futboll/iniesta-fillon-punen-per-tu-bere-trajner)
* [ ![Pensionohet ish-kapiteni i Chelseat](https://resources.koha.net/images/2026/May/22/309659a3-c6f8-4c8b-9ade-66f4251b1b24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 22 maj 2026 Pensionohet ish-kapiteni i Chelseat ](https://www.koha.net/futboll/pensionohet-ish-kapiteni-i-chelseat)
* [ ![Ramsey i jep fund karrierës](https://resources.koha.net/images/2019/March/30/ramsey1-sp1553936091.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 7 pri 2026 Ramsey i jep fund karrierës ](https://www.koha.net/futboll/ramsey-i-jep-fund-karrieres)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber") 

Kulturë. [Misioni i NATO-s vlerëson përmirësim të sigurisë, Policia e Kosovës pjesë e ofrimit të sigurisë në Manastirin e Deçanit](https://www.koha.net/kulture/misioni-i-nato-s-vlereson-permiresim-te-sigurise-policia-e-kosoves-pjese-e-ofrimit-te-sigurise-ne-manastirin-e-decanit) 

Arbëri. [Veliu: Asnjëherë vendi s’ka pasur më shumë nevojë për protesta gjithëpopullore](https://www.koha.net/arberi/veliu-asnjehere-vendi-ska-pasur-me-shume-nevoje-per-protesta-gjithepopullore) 

Lifestyle. [Sa diell na duhet vërtet?](https://www.koha.net/lifestyle/sa-diell-na-duhet-vertet) 

Arbëri. [Vuçiqi për rrjedhën e lumit Ibër: Është çështje e brendshme e jona, s’di çfarë lidhje ka me Shqipërinë](https://www.koha.net/arberi/vuciqi-per-rrjedhen-e-lumit-iber-eshte-ceshtje-e-brendshme-e-jona-sdi-cfare-lidhje-ka-me-shqiperine) 

Futboll. [Zbulohen dosjet tronditëse të FBI-së për Messin e Ronaldon](https://www.koha.net/futboll/zbulohen-dosjet-tronditese-te-fbi-se-per-messin-e-ronaldon) 

Showbiz. [Arrestohet një burrë pasi dyshohet se vodhi makinën e Kim Kardashianit](https://www.koha.net/showbiz/arrestohet-nje-burre-pasi-dyshohet-se-vodhi-makinen-e-kim-kardashianit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Andres Iniesta i jep fund karrierës së mahnitshme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/andres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme","datePublished":"2024-10-01T13:06:07+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:40:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":309,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, ka vendosur t’i jap fund karrierës në futboll.40-vjeçari është pa ekip prej se u largua në verë nga E","url":"https://www.koha.net/futboll/andres-iniesta-i-jep-fund-karrieres-se-mahnitshme","keywords":"Andres Iniesta, sport, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/01/d2e21a9a-b459-4570-81b2-905e9e0d4143.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
