Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Alvarez manque à nouveau l'entraînement et ne jouera pas contre Séville.

al

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, do të mungojë të shtunën në ndeshjen ndaj Sevillas. 

Alvarezi ka munguar në stërvitjen e Atletico Madridit për ditën e tretë rresht, ndërsa tekniku argjentinas ka theksuar se dëshiron që ta integrojë atë sërish në skuadër, kur të kthehet në stërvitje. 

“Kur Juliani kthehet në stërvitje do të bëj çdo gjë për ta bërë atë të ndihet i rëndësishëm siç ka qenë gjithmonë”, ka thënë Simeone të premten në konferencën për shtyp. 

Alvarez dëshiron transferimin te Barcelona, por klubi nga Madridi nuk e pranon një lëvizje të tillë.

Madje ka thënë se ka zero shanse që kjo të ndodhë. 

Në garë për shërbimet e Alvarezit është edhe Arsenali.