Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Korenica rejoindra-t-il la grande équipe roumaine ?

Mériton Korenica

Pronari i skuadrës së madhe rumune, FCSB, Gigi Becali, dhe ai i Clujit, Ioan Varga, janë duke negociuar për transferimin e 29-vjeçarit Meriton Korenica. 

Pronari i FCSB-së, Becali, ka dhënë detajet e fundit rreth këtij transferimi, ka shkruar “GSP.ro” të mërkurën. 

Për Korenicën, FCSB-ja ka dërguar ofertë prej 500 mijë eurove. Korenica është pjesë e Clujit prej vitit 2024 kur u transferua nga Manisa për 400 mijë euro. 

Becali dhe Varga janë në negociata ende, gjashtë ditë para se të mbyllet afati kalimtar veror në Rumani. 

I kontaktuar nga “Gazeta Sporturilor”, Gigi Becali e ka pranuar interesimin për Korenicën. 

“Kam bërë ofertë prej 500 mijë eurove dhe kaq”, ka thënë Becali. 

Varga ka thënë se ka pasur ofertë për Korenicën nga Amerika dhe i janë ofruar 800 mijë euro, ndërsa Craiova ka ofruar 700 mijë euro. Presidenti i Clujit ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë ofertë që është më pak se 1.5 milionë euro.