---
description: Viti 2023 për botën e modës do të jetë një kujtim për...
title: 9 stilistë riinterpretuan trashëgiminë e modës të Karl Lagerfeld
image: https://resources.koha.net/images/2023/April/25/342800676_237385375560965_8325959737251955835_n1682427494.png?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

FASHIONISTA

# 9 stilistë riinterpretuan trashëgiminë e modës të Karl Lagerfeld

![](https://resources.koha.net/images/2023/April/25/342800676_237385375560965_8325959737251955835_n1682427494.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Sara Koci](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles) [![Sara Koci](https://resources.koha.net/author/2023/January/16/274353341_5093310850691355_5310722666932605492_n1673880307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles)
- 25 prill 2023 17:30
- Shpërndaje në:

- Nga: [Sara Koci](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles) [![Sara Koci](https://resources.koha.net/author/2023/January/16/274353341_5093310850691355_5310722666932605492_n1673880307.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles)
- 25 prill 2023 17:30
- Shpërndaje në:

Viti 2023 për botën e modës do të jetë një kujtim për ikonën e stilit Karl Lagerfeld.

Duke u nisur nga fakti që vetë ngjarja më e rëndësishme e modës “Met Gala” do të jetë një shfaqje për nder të punës së tij, flet shumë për impaktin që Lagerfeld kishte në modë.

Arti i tij shumëdimensional dhe bashkëpunimi që pati me shumë emra të rëndësishëm në industri ka bërë që ANNA WINTOUR, drejtoresha e revistës “Vogue”, t’i mbledhë 9 disenjatorët më të rëndësishëm të momentit për të krijuar një koleksion mbi veprat e Karl Lagerfeld.

Ky fotosesion u realizua për kopertinën e ardhshme të revistës dhe për ta paraprirë tapetin e kush të “Met Galas”.

9 stilistët që riinterpretuan trashëgiminë e modës të Karl Lagerfeld kishin për detyrë të krijonin nga një veshje që ua kujton disenjatorin. Secili prej tyre kishte zgjedhur nga një detaj specifik për ta fokusuar krijimin.

Disa nga këta disenjatorë për revistën “Vogue” e përshkruan veshjen që kishin krijuar kështu:

Pierpaolo Piccioli, Valentino” “Pamja që krijova është një kazan i fjalëve të tij, modernitetit dhe mprehtësisë së vështrimit të tij”.

[Edhe ![Karl Lagerfeld, kryefjala e ngjarjes ikonike të modës “Met Gala 2023”](https://resources.koha.net/images/2023/May/02/Screenshot-2022-10-05-at-17.16.051683028100.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 2 maj 2023 Karl Lagerfeld, kryefjala e ngjarjes ikonike të modës “Met Gala 2023”](https://www.koha.net/showbiz/karl-lagerfeld-kryefjala-e-ngjarjes-ikonike-te-modes-met-gala-2023)

Thom Browne: “Më pëlqeu përdorimi i formave në shpatulla me përmasa unike, ndoshta avangarde për shumë njerëz, kështu që doja të luaja me atë ide dhe me trillimet e shtëpisë së Chanel”.

Donatella Versace: “Na pëlqente stili I tij rebel, që çdoherë e shndërronte të pamundurën në diçka të mundur, ai i dha shumë vlera figurës së femrës dhe këtë e interpretova”.

John Galliano, Maison Margiela: “Unë u fokusova në obsesionin e tij me linjën gjatë qëndrimit të tij në Patou. Pikat polka janë prerje, elipse që ne i projektuam ato në pamje”.

Artikuj të ngjashëm

- [![Dua Lipa do të shërbejë si bashkëkryetare e “Met Gala 2023”](https://resources.koha.net/images/2023/January/19/dua-lipa-sept-2022-billboard-15481674119990.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 19 jan 2023 Dua Lipa do të shërbejë si bashkëkryetare e “Met Gala 2023”](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-do-te-sherbeje-si-bashkekryetare-e-met-gala-2023)
- [![“Met Gala” 2027 zgjedh thjeshtësinë me ekspozitë për veshjet e përditshme](https://resources.koha.net/images/2026/November/06/0c73408a-c15e-430b-b2a8-5f11a20cd675.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 6 nën 2026 “Met Gala” 2027 zgjedh thjeshtësinë me ekspozitë për veshjet e përditshme](https://www.koha.net/showbiz/met-gala-2027-zgjedh-thjeshtesine-me-ekspozite-per-veshjet-e-perditshme)
- [![Anulohet ekspozita e John Gallianos në “Met Gala” pas reagimeve të shumta](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/c6ce8734-09c6-41d2-b406-87bcc08e87bd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 31 gus 2026 Anulohet ekspozita e John Gallianos në “Met Gala” pas reagimeve të shumta](https://www.koha.net/showbiz/anulohet-ekspozita-e-john-gallianos-ne-met-gala-pas-reagimeve-te-shumta)
- [![Ekspozita e Gallianos në “MET Gala” ngjall polemika: A mund të ndahet arti nga gabimet e artistit?](https://resources.koha.net/images/2026/August/07/9f91ff47-ab78-4fb0-8883-57e9c672a5fb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 gus 2026 Ekspozita e Gallianos në “MET Gala” ngjall polemika: A mund të ndahet arti nga gabimet e artistit?](https://www.koha.net/lifestyle/ekspozita-e-john-gallianos-ne-met-gala-ngjall-polemika-a-mund-te-ndahet-arti-nga-gabimet-e-artistit)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

[Futboll.]() [Napoli e ndal Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Botë.]() [Mbretëria e Bashkuar zotohet për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës](https://www.koha.net/bote/mbreteria-e-bashkuar-zotohet-per-vazhdimin-e-mbeshtetjes-ndaj-kosoves)

[Lifestyle.]() [Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://www.koha.net/lifestyle/britania-po-investon-miliona-ne-ai-per-te-zbuluar-demencen-para-shfaqjes-se-simptomave)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"9 stilistë riinterpretuan trashëgiminë e modës të Karl Lagerfeld","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/9-stiliste-riinterpretuan-trashegimine-e-modes-te-karl-lagerfeld","datePublished":"2023-04-25T17:30:39+02:00","dateModified":"2026-07-10T14:10:04+02:00","articleSection":"FASHIONISTA","wordCount":331,"author":[{"@type":"Person","name":"Sara Koci","url":"https://www.koha.net/autori/sara-koci/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Viti 2023 për botën e modës do të jetë një kujtim për...","url":"https://www.koha.net/fashionista-ktv-ktv/9-stiliste-riinterpretuan-trashegimine-e-modes-te-karl-lagerfeld","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/April/25/342800676_237385375560965_8325959737251955835_n1682427494.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
