---
description: Me projektin e fundit “Ali Pasha i Janinës”, “Jericho” ka kompletuar repertorin,...
title: “Jericho” me “Ali Pasha i Janinës” në “Festat e Korrikut”
image: https://resources.koha.net/images/2023/July/05/jerich1688564200.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

EXPRESS

# “Jericho” me “Ali Pasha i Janinës” në “Festat e Korrikut”

- Nga: [Besartë Elshani](https://www.koha.net/autori/besarte-elshani/articles) [![Besartë Elshani](https://resources.koha.net/author/2022/October/06/besarta1665069541.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/besarte-elshani/articles)
- 5 korrik 2023 17:32
- Shpërndaje në:

- Nga: [Besartë Elshani](https://www.koha.net/autori/besarte-elshani/articles) [![Besartë Elshani](https://resources.koha.net/author/2022/October/06/besarta1665069541.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/besarte-elshani/articles)
- 5 korrik 2023 17:32
- Shpërndaje në:

Me projektin e fundit “Ali Pasha i Janinës”, “Jericho” ka kompletuar repertorin, duke shtuar një këngë në dialektin toskë krahas atij gegë e standard. Por Çarkaxhiu ka njoftuar se kjo është veç nisje e serisë së këngëve të këtij lloj në krijimtarinë e grupit.

Së paku për dy dekadat e fundit, bendi unik ka shpalosur tematikat e shoqërisë. Lideri e vokalisti i bendit, Petrit Çarkaxhiu, edhe në solo-projekte shpesh e ka përdorur muzikën njashtu edhe vargun si mjet proteste. Kur sjellin këngë, e bëjnë fuqishëm e me stil.

Në këtë fije është lidhur edhe kënga e re “Ali Pasha i Janinës” që tanimë zë vendin e parë në listën për t’i prirë krejt krijimtarisë së tyre.

Për dallim prej këngëve origjinale “Koka në Stamboll, trupi në Janinë” dhe “Janinës ç’i panë sytë”, “Jericho” i sjell më fuqishëm si për nga ana muzikore e tekstuale.

Rëndësi i është dhënë edhe anës vizuale. Me kapelë të çamëve, fustanellë dhe brezin e kuq të veshjeve tradicionale çame shihet tek interpreton Çarkaxhiu.

[Edhe ![“Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë](https://resources.koha.net/images/2025/February/17/f81b226b-be39-42a9-be1e-60300ca22942.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 17 shk 2025 “Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë](https://www.koha.net/kulture/jericho-me-gege-rock-per-feste-e-kujtese)

Në videoklip paraqitet bashkë me Besnik Grajçevcin, valltarin e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, që vjen në rolin e ushtarit çam. Mjeshtëror në rolin e tyre janë Leonard Canhasi në kitarë, Edmond Gjinolli në bass-kitarë e Visar Rexha në bateri.

Arsyet e aranzhimeve të këtyre këngëve sipas tij, kanë qenë historia që përcjellin si dhe qëllimi që t’i ofrohen brezit më të ri.

Tanimë kënga “Ali Pasha i Janinës” është një më shumë në repertorin e tyre domethënës dhe në koncertet që do t’i zhvillojnë.

Kënga është interpretuar për të parën herë live të dielën mbrëma në kuadër të aktivitetit “Festat e Korrikut”. Edicioni i dytë i asaj që sivjet përkon me Ditën e Kushtetutës dhe me përvjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka festuar në natën e dytë me bendin “Jericho”.

Skenën e kanë elektrizuar me repertorin që përfshin mbi dy dekada krijimtari. “Në garë për qeveri”, “Kanga jonë”, “Kanga e Ashikëve”, “Kur do t’pushojë kjo kangë”, “Zgjohu” e “Tomlin e nonës” janë prej atyre që ngërthejnë rrëfime të veçanta dhe publikut i janë sjellë në koncertin e mbajtur në kryeqytet.

[Edhe ![“Jericho” me rock mban ison e muzikës së jugut të Shqipërisë](https://resources.koha.net/images/2023/July/02/Jericho1688279686.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 2 kor 2023 “Jericho” me rock mban ison e muzikës së jugut të Shqipërisë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/jericho-me-rock-mban-ison-e-muzikes-se-jugut-te-shqiperise)

Organizatori i “Festave të Korrikut”, Pëllumb Bajqinovci, ka thënë se ngjarja e ruan kujtesën për ngjarje të rëndësishme, veçanërisht tek gjeneratat e reja.

Në kuadër të ngjarjes “Festat e korrikut”, do të interpretojë edhe bendi “Offchestra”, ndërsa do të përmbyllet me “La Fazanin”. Vitin e kaluar ishte shënuar në veç një mbrëmje, më 2 korrik, me grupin “2 korriku”, në rrugën “2 korriku” në kryeqytet.

Artikuj të ngjashëm

- [![Jericho publikon “Ali Pasha i Janinës”](https://resources.koha.net/images/2023/June/29/JERICHO-Y-ALI-PASHA-I-JANINES-2-15-screenshot1688069498.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 qer 2023 Jericho publikon “Ali Pasha i Janinës”](https://www.koha.net/showbiz/jericho-publikon-ali-pasha-i-janines)
- [![“Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë](https://resources.koha.net/images/2025/February/19/7361a2b1-851e-4e20-8b39-f7aa3b34f074.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) EXPRESS 17 shk 2025 “Jericho” me gegë-rock për festë e kujtesë](https://www.koha.net/express-ktv/jericho-me-gege-rock-per-feste-e-kujtese-1)
- [![Kënga shkruan kapitujt e çerekshekullit prej “Jerichos” te Adelina Ismaili](https://resources.koha.net/images/2024/June/13/2b0efd68-634e-49ce-8c7b-c3ea06480031.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 13 qer 2024 Kënga shkruan kapitujt e çerekshekullit prej “Jerichos” te Adelina Ismaili](https://www.koha.net/kulture/kenga-shkruan-kapitujt-e-cerekshekullit-prej-jerichos-te-adelina-ismaili)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“Jericho” me “Ali Pasha i Janinës” në “Festat e Korrikut”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/express-ktv/jericho-me-ali-pasha-i-janines-ne-festat-e-korrikut","datePublished":"2023-07-05T17:32:10+02:00","dateModified":"2026-07-10T15:50:04+02:00","articleSection":"EXPRESS","wordCount":498,"author":[{"@type":"Person","name":"Besartë Elshani","url":"https://www.koha.net/autori/besarte-elshani/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Me projektin e fundit “Ali Pasha i Janinës”, “Jericho” ka kompletuar repertorin,...","url":"https://www.koha.net/express-ktv/jericho-me-ali-pasha-i-janines-ne-festat-e-korrikut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/July/05/jerich1688564200.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
