Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Vance refuse de dire qu'il soutient la réélection de Netanyahu.

JD Vance Benjamin Netanyahu

Photo : Presse associée

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka refuzuar të hënën të thoshte nëse e mbështet Benjamin Netanyahun për rizgjedhje, pasi presidenti Donald Trump së fundmi shprehu mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit.

“Unë mbështes kandidatët amerikanë dhe tani jam i fokusuar pikërisht te zgjedhjet e mesmandatit”, ka thënë Vance në një intervistë me gazetarin Mark Halperin, gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force Two. 

Në fillim të këtij viti, Vance ka udhëtuar drejt Budapestit të Hungarisë për të mbështetur Viktor Orbanin, të cilin Trumpi e kishte përkrahur para zgjedhjeve. Orban, kryeministër prej shumë vitesh, i ka humbur zgjedhjet.

Vance ka thënë se nuk ishte as pro dhe as kundër mbështetjes së Netanyahut.

“Nuk jam kundër mbështetjes së tij. Por as nuk jam pro saj. Nuk do të përfshihem në zgjedhjet izraelite”, ka thënë Vance.

Marrëdhëniet mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, janë përkeqësuar në prag të zgjedhjeve vendimtare.

“Unë nuk merrem më me politikën (izraelite)”, i ka thënë Trumpi revistës Time në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, të shtunën Trumpi ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Netanyahun, duke e cilësuar atë si një “kryeministër luftëtar të madh” në një postim në rrjetet sociale.

Qëndrimi i Vance, i cili duket se po distancohet nga Trumpi duke refuzuar ta mbështesë kryeministrin izraelit, vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Izrael. 

Kjo ndodh gjithashtu në një kohë kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, udhëtoi drejt Izraelit për një vizitë të paparalajmëruar, sipas dy burimeve të informuara për këtë çështje dhe një zyrtari amerikan.

Hegseth është takuar të hënën në mbrëmje me Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, sipas një burimi izraelit të njohur me hollësitë e takimit dhe një burimi tjetër të informuar për çështjen.