Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Les mandats de perquisition utilisés pour fouiller les domiciles du frère du roi Charles étaient illégaux, a déclaré le tribunal.

andrew

Policia e Thames Valley në Angli ka pranuar se urdhër-kontrollet e përdorura për të bastisur shtëpitë e vëllait të Mbretit Charles lll, Andrew Mountbatten-Windsor në kohën e arrestimit të tij në shkurt ishin të paligjshme.

Çështja u shqyrtua të enjten në Gjykatën e Lartë në Londër, ku u konfirmua se Mountbatten-Windsor dhe policia kishin rënë dakord që urdhër-kontrollet ishin lëshuar në mënyrë të paligjshme, raportoi të enjten BBC-ja.

Megjithatë, gjyqtari theksoi se anulimi i urdhër-kontrolleve nuk nënkupton përfundimin e hetimit dhe as paligjshmërinë e të gjithë procesit hetimor.

“Fakti që urdhër-kontrollet janë anuluar nuk e përfundon hetimin dhe nuk do të thotë se i gjithë hetimi është i paligjshëm”, ka thënë ai.

Mountbatten-Windsor, i cili mohon çdo shkelje, ishte arrestuar më 19 shkurt nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike. 

Pas arrestimit, ai nisi një sfidë ligjore për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhër-kontrolleve të përdorura nga policia.

Gjatë bastisjeve, policia sekuestroi dokumente dhe pajisje elektronike nga shtëpitë e tij. Materialet vazhdojnë të mbahen nga policia, ndërsa pritet një tjetër seancë gjyqësore në vitin 2027 për të përcaktuar nëse ato mund të përdoren si prova.

Policia ka pranuar se vendimi fillestar i gjykatës për bazën ligjore të përdorur për lëshimin e urdhër-kontrolleve ishte i gabuar.

Mountbatten-Windsor kundërshton përpjekjen e policisë për të mbajtur materialet e sekuestruara. Megjithatë, gjyqtari tha se do të kishte pak kuptim që materialet t’i ktheheshin atij nëse ato mund të sekuestroheshin ligjërisht më pas mbi bazën e një dispozite tjetër ligjore.

Në qendër të mosmarrëveshjes janë edhe rregullat që mbrojnë materialet sensitive gjatë kontrolleve policore, përfshirë këshillat ligjore të avokatëve apo dokumente konfidenciale që mund t’u përkasin palëve të treta.

Sipas shpjegimit të gjykatës, policia mund të kërkojë që t’i mbajë materialet e sekuestruara nëse plotësohen disa kushte shtesë.

Policia ka deklaruar se pranimi i paligjshmërisë së urdhër-kontrolleve lidhet vetëm me bazën ligjore të përdorur për lëshimin e tyre dhe nuk përbën një gjykim mbi hetimin që vazhdon.

Hetimi ndaj Mountbatten-Windsor lidhet me dyshimet për keqpërdorim të detyrës publike. Arrestimi i tij erdhi pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi dokumente që ngritën dyshime se ai mund t’i kishte përcjellë informacione konfidenciale Jeffrey Epsteinit, kur Mountbatten-Windsor shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2010.

Mountbatten-Windsor i ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epsteinin.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet në vitin 2027 dhe do të përcaktojë nëse policia mund të mbajë dhe përdorë materialet e sekuestruara në bazë të kompetencave të tjera ligjore.