---
description: Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump se janë përgjegjës për “viktimat, dë
title: Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-në për protestat, e quan Trumpin “kriminel”
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/17/472c1a13-8b5e-4913-86fb-cf536b04e1ea.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-në për protestat, e quan Trumpin “kriminel”

![Ayatollah Ali Khamenei](https://resources.koha.net/images/2026/January/17/472c1a13-8b5e-4913-86fb-cf536b04e1ea.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 janar 2026 14:28
- Shpërndaje në:

- 17 janar 2026 14:28
- Shpërndaje në:

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump se janë përgjegjës për “viktimat, dëmet dhe shpifjet” gjatë protestave të fundit në vend.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Khamenei pranoi se mijëra persona janë vrarë gjatë trazirave të fundit, “disa në mënyrë çnjerëzore dhe barbare”, por përgjegjësinë për vdekjet ia atribuoi asaj që ai i quajti “nxitës të trazirave”.

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve kundër qeverisë iraniane që të “vazhdojnë protestat” dhe ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake nëse forcat e sigurisë vazhdojnë vrasjet e protestuesve.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut në Iran (HRANA), me seli në SHBA, protestat në Iran kanë shkaktuar 3,090 viktima. Trazirat nisën më 28 dhjetor për shkak të situatës ekonomike, por më pas u shndërruan në thirrje për përfundimin e sundimit të udhëheqësit suprem.

Qeveria iraniane i ka cilësuar protestat si “trazira” të mbështetura nga armiqtë e Iranit. Protestuesit janë përballur me përdorim force vdekjeprurëse, ndërsa autoritetet kanë vendosur bllokim pothuajse të plotë të internetit dhe shërbimeve të komunikimit.

[Edhe ![10 të vdekur, Lideri i Iranit thotë se protestuesve “duhet t’u tregohet vendi”](https://resources.koha.net/images/2026/January/03/3bb5a84a-ad85-4d1d-9b4f-21bd1af75faf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 jan 2026 10 të vdekur, Lideri i Iranit thotë se protestuesve “duhet t’u tregohet vendi”](https://www.koha.net/bote/10-te-vdekur-lideri-i-iranit-thote-se-protestuesve-duhet-tu-tregohet-vendi)

Ditët e fundit ka pasur më pak raportime për protesta, por për shkak të kufizimeve të vazhdueshme në internet, situata në terren mbetet e paqartë.

Gjatë fjalimit të tij, Khamenei e quajti presidentin Trump “kriminel” dhe ka thënë se SHBA-ja duhet të “mbajë përgjegjësi” për trazirat e fundit. Ai gjithashtu pretendoi në rrjetet sociale se “qëllimi i Amerikës është ta zhdukë Iranin”.

[#Ayatollah Ali Khamenei](https://www.koha.net/tag/ayatollah-ali-khamenei) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#iran](https://www.koha.net/tag/iran) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të folur](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/4752fefe-5650-41f9-a253-e2b81501417f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 mar 2026 Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të folur](https://www.koha.net/bote/trump-i-thashe-iranit-se-eshte-teper-vone-per-te-folur)
- [![Teherani nën sulmet izraelite, Irani hakmerret pas vrasjes së liderit suprem](https://resources.koha.net/images/2026/March/01/adfd55c2-aaa3-4294-bed9-73f73fd37664.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 mar 2026 Teherani nën sulmet izraelite, Irani hakmerret pas vrasjes së liderit suprem](https://www.koha.net/bote/teherani-nen-sulmet-izraelite-irani-hakmerret-pas-vrasjes-se-liderit-suprem)
- [![Protestuesit në Irak vajtojnë Khamenein e përleshen me policinë pranë ambasadës amerikane](https://resources.koha.net/images/2026/March/01/ce17b03d-3a1f-42a0-8f12-2384adaba079.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 mar 2026 Protestuesit në Irak vajtojnë Khamenein e përleshen me policinë pranë ambasadës amerikane](https://www.koha.net/bote/protestuesit-ne-bagdad-vajtojne-khamenein-e-perleshen-me-policine-prane-ambasades-amerikane)
- [![Irani konfirmon vdekjen e Khameneit](https://resources.koha.net/images/2025/June/17/45e7ec6f-3431-4654-b1bd-bad8951767a7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 mar 2026 Irani konfirmon vdekjen e Khameneit](https://www.koha.net/bote/irani-konfirmon-vdekjen-e-khameneit)

[Arbëri.]() [Masa të shtuara sigurie në Prishtinë për ndeshjen Kosovë–Izrael](https://www.koha.net/arberi/masa-te-shtuara-sigurie-ne-prishtine-per-ndeshjen-kosove-izrael)

[Arbëri.]() [Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?](https://www.koha.net/arberi/nese-shqiperia-dhe-mali-i-zi-hyjne-ne-be-si-preken-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kosove)

[Botë.]() [Trumpi, Putini dhe Xi planifikojnë takim historik trepalësh në Kinë javën e ardhshme](https://www.koha.net/bote/trumpi-putini-dhe-xi-planifikojne-takim-historik-trepalesh-ne-kine-javen-e-ardhshme)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-2366)

[Showbiz.]() [Vajza e Brad Pittit dhe Angelina Jolie rrëfen betejën me çrregullimin e të ushqyerit](https://www.koha.net/showbiz/vajza-e-brad-pittit-dhe-angelina-jolie-rrefen-betejen-me-crregullimin-e-te-ushqyerit)

[Kronikë.]() [Hetohet vdekja e një gruaje të cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF në Klinë](https://www.koha.net/kronike/hetohet-vdekja-e-nje-gruaje-te-ciles-iu-perkeqesua-gjendja-gjate-kontrollit-ne-qkmf-ne-kline)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Udhëheqësi suprem i Iranit fajëson SHBA-në për protestat, e quan Trumpin “kriminel”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/udheheqesi-suprem-i-iranit-fajeson-shba-ne-per-protestat-vdekjeprurese-e-quan-trumpin-kriminel","datePublished":"2026-01-17T14:28:36+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:10:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":291,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Donald Trump se janë përgjegjës për “viktimat, dë","url":"https://www.koha.net/bote/udheheqesi-suprem-i-iranit-fajeson-shba-ne-per-protestat-vdekjeprurese-e-quan-trumpin-kriminel","keywords":"Ayatollah Ali Khamenei, Donald Trump, iran, shba","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/17/472c1a13-8b5e-4913-86fb-cf536b04e1ea.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
