Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Trump se moque du nom de Mahomet lors d'un rassemblement

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë shaka për përhapjen e emrit Muhamed te myslimanët, teksa tallej me presidencën e Iranit gjatë një fjalimi elektoral të premten.

“Nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thojini ‘Muhamed’”, u tha Trumpi të pranishmëve në Dalton. “Keni rreth 65 për qind gjasa t’ia qëlloni. ‘Përshëndetje, Muhamed’. Këtë e bëj prej vitesh dhe nuk kam gabuar asnjëherë”, tha ai.

Muhamed është një nga emrat më të përhapur të meshkujve në mesin e myslimanëve, të cilët shpesh ua vënë djemve të tyre emrin e profetit Muhamed, raportoi Reuters. 

“Irani është i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të bëhet president”, tha Trumpi. Më pas, ai u shtir sikur po pyeste disa persona me emrin Muhamed nëse dëshironin ta merrnin këtë post.

Të pranishmit në tubim reaguan me heshtje ndaj shakasë së Trumpit.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat që përfaqësojnë myslimanët e kanë kritikuar vazhdimisht Trumpin për deklaratat e tij, të cilat, sipas tyre, demonizojnë dhe përqeshin myslimanët, emigrantët dhe pakicat etnike.