---
description: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën
title: "Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra"
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/16/d3776ba4-b678-4b56-9083-2b502827298a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra

![Donald Trump](https://resources.koha.net/images/2026/January/16/d3776ba4-b678-4b56-9083-2b502827298a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Letra është shkruar nga Trumpi dhe më pas është shpërndarë nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tek disa ambasadorë evropianë në Washington

- 16 janar 2026 18:32
- Shpërndaje në:

- 16 janar 2026 18:32
- Shpërndaje në:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës.

“Nëse vendet nuk pajtohen me çështjen e Grenlandës, mund t’u vendos tarifa, sepse na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte e fokusuar në shëndetësinë rurale.

Trump ka përsëritur se SHBA-ja “absolutisht duhet” ta marrë Grenlandën, duke shtuar presionin ndaj Danimarkës, së cilës ishulli i përket zyrtarisht.

Deklarata e tij vjen pas një takimi të mbajtur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance.

Po atë ditë, Gjykata Supreme e SHBA-së njoftoi se pritet të marrë vendim të shumëpritur lidhur me ligjshmërinë e tarifave të vendosura nga Trumpi. Çështja kryesore është nëse presidenti ka të drejtë t’i vendosë tarifat i vetëm apo nëse për këtë kërkohet miratimi i Kongresit.

Trump foli në një takim që zyrtarisht ishte i dedikuar investimeve në zonat rurale, por gjatë fjalimit të tij, siç ndodh shpesh, preku edhe tema të tjera politike.

[Edhe ![Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën](https://resources.koha.net/images/2026/January/18/948c228c-2336-46cd-9fc0-d35b061f181c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 jan 2026 Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën](https://www.koha.net/bote/kercenimi-i-trumpit-me-tarifa-per-grenlanden-konsiderohet-i-papranueshem-per-evropen)

Danimarka e ka hedhur poshtë kategorikisht idenë e Trumpit, duke theksuar se Grenlanda nuk është në shitje.

Grenlanda është territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, me qeveri dhe parlament të vetin, ndërsa zyrtarët danezë dhe grenlandezë kanë theksuar vazhdimisht se vendimet për të ardhmen e ishullit mund të merren vetëm nga banorët e tij – të cilët sipas sondazheve janë kundër që SHBA-ja ta marrë kontrollin.  

[#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#SHBA](https://www.koha.net/tag/shba) [#grenlanda](https://www.koha.net/tag/grenlanda)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/1588e37c-59da-4c49-8bb4-1f3ea380eefa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 jan 2026 Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës](https://www.koha.net/bote/trumpi-godet-tete-shtete-aleate-me-tarifa-per-shkak-te-grenlandes)
- [![Trump thotë se SHBA-ja do të intervenojë në Grenlandë “i pëlqen a s’i pëlqen asaj”](https://resources.koha.net/images/2026/January/05/28d194ae-a2d6-456c-ade1-6a331f79257c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 jan 2026 Trump thotë se SHBA-ja do të intervenojë në Grenlandë “i pëlqen a s’i pëlqen asaj”](https://www.koha.net/bote/trump-thote-se-shba-ja-do-te-intervenoje-ne-grenlande-i-pelqen-a-si-pelqen-asaj)
- [![Trumpi beson se SHBA-ja do ta marrë Grenlandën](https://resources.koha.net/images/2025/January/21/c6b51203-b2ae-4d31-bcfc-29ec4eaab9a7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 jan 2025 Trumpi beson se SHBA-ja do ta marrë Grenlandën](https://www.koha.net/bote/trumpi-beson-se-shba-ja-do-ta-marre-grenlanden-1)
- [![Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/7e3fd34b-d2b4-42ce-9e88-f17f9964ce37.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 sht 2026 Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://www.koha.net/bote/nenshkruhet-marreveshja-shba-danimarke-grenlande-per-sigurine-ne-arktik)

[Arbëri.]() [Konjufca: Për çfarë të ardhme evropiane flet Gjuriqi kur del në foto me kriminelin Radoiçiq](https://www.koha.net/arberi/konjufca-per-cfare-te-ardhme-evorpiane-flet-gjuriqi-kur-del-ne-foto-me-kriminelin-radoiciq)

[Botë.]() [Zelensky thotë se sistemi i paralajmërimit të hershëm për sulmet ruse është rikthyer](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-sistemi-i-paralajmerimit-te-hershem-per-sulmet-ruse-eshte-rikthyer)

[Arbëri.]() [Hasimja: Rama s’mund të japë dorëheqje, ka frikë nga përballja me drejtësinë](https://www.koha.net/arberi/hasimja-rama-smund-te-jape-doreheqje-ka-frike-nga-perballja-me-drejtesine)

[Arbëri.]() [Ndalohet një person për nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare në Leposaviq](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-nje-person-per-nxjerrje-te-kunderligjshme-te-dokumenteve-zyrtare-ne-leposaviq)

[Arbëri.]() [BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, por duhet vullnet nga palët](https://www.koha.net/arberi/be-kallasi-e-gatshme-te-organizoje-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi-por-duhet-vullnet-nga-palet)

[Arbëri.]() [Franca kërkon përgjegjësi për Banjskën, kritikon ndryshimet në Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/franca-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-kritikon-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/trumpi-kercenon-vendet-qe-se-mbeshtesin-per-grenlanden-mund-tu-vendos-tarifa-te-ashpra","datePublished":"2026-01-16T18:32:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T03:40:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":325,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk e mbështesin planin e tij për marrjen nën","url":"https://www.koha.net/bote/trumpi-kercenon-vendet-qe-se-mbeshtesin-per-grenlanden-mund-tu-vendos-tarifa-te-ashpra","keywords":"donald trump, SHBA, grenlanda","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/16/d3776ba4-b678-4b56-9083-2b502827298a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
