Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Trump admet avoir secrètement changé d'avion sur le chemin du retour de Turquie

Donald Trump

Photo : Presse associée

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka konfirmuar se ka ndërruar avionin fshehurazi ndërsa largohej ngasamit i NATO-s në Turqi muajin e kaluar, për shkak të një kërcënimi të mundshëm.

"Unë ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe të ushtrisë. Ata donin që unë të udhëtoja me një fluturim tjetër, me një avion tjetër”, u ka thënë Trumpi gazetarëve. 

"Më duhet thjesht të bëj atë që thonë ata”, ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se Trump kishte hipur në Air Force One më 8 korrik, në sy të kamerave televizive, para se të transferohej në një avion ushtarak me ndihmën e një kamioni shërbimi ushqimor.

Ndryshimi i minutës së fundit ka ngritur pyetje nëse personat që mbetën në avionin "mashtrues" (që shërbente si diversion) u vunë në rrezik, por të martën Trumpi ka këmbëngulur se avioni ushtarak në të cilin hipi ai, ishte në fakt në "rrezik më të madh".

aussi Trump change d'avion présidentiel en plein vol après un avertissement des services secrets LE MONDE Trump change d'avion présidentiel en plein vol après un avertissement des services secrets

Zyrtarët i kanë thënë CBS News se SHBA-ja kishte zbuluar një kërcënim të besueshëm iranian për të lëshuar një raketë drejt avionit. Gazeta “The New York Times” ka raportuar se inteligjenca amerikane kishte informacione për një person pranë samitit të NATO-s, i cili ishte parë me një raketë të lëvizshme (që mbahet në sup).

Gazetarët dhe disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që ndodheshin në bord, nuk e dinin se presidenti amerikan ishte nxjerrë fshehurazi jashtë, si pjesë e një strategjie të sofistikuar mashtrimi për t'iu përgjigjur një kërcënimi të mundshëm iranian.