Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Au moins 27 morts et des centaines de personnes évacuées après des attaques russes près de Kiev

rr

Të paktën 27 persona janë vrarë nga një sulm me dronë gjatë natës në rajonin e Kievit, ka konfirmuar guvernatori i rajonit, Tymur Tkachenko.

Tkachenko tha se edhe 42 persona të tjerë, mes tyre katër fëmijë, janë plagosur nga sulmi rus në distriktin e Buçës, ndërsa 381 persona janë evakuuar nga zona, raporton BBC.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdonin edhe të shtunën në mëngjes, teksa ekipet emergjente po kontrollonin ndërtesat e dëmtuara nga sulmi.

Tkachenko më vonë njoftoi se një 14-vjeçar është vrarë edhe në një sulm tjetër në distriktin e Boryspilit.

“Ky është edhe një viktimë e terrorit rus”, deklaroi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se më shumë se 300 pjesëtarë të shërbimeve emergjente janë angazhuar në zonën e goditur.

Zelensky njoftoi gjithashtu për sulme të tjera gjatë natës në rajonet e Odesës, Dnipropetrovskut, Sumyt dhe Zaporizhias.

“Ukraina nuk mund të mbetet e vetme në gjetjen e zgjidhjeve për t’u mbrojtur nga sulme të tilla”, shkroi Zelensky në Telegram, duke falënderuar vendet që po mbështesin Ukrainën me ndihma shtesë dhe sanksione kundër Rusisë.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se gjatë natës drejt së shtunës ka rrëzuar 233 dronë rusë.

Sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës janë intensifikuar muajt e fundit, ndërsa Kievi i ka përqendruar operacionet e tij veçanërisht në objektiva ekonomike brenda territorit rus.

Në 24 orët e fundit, Moska ka raportuar sulme edhe në rajonet e Belgorodit dhe Rostovit. Guvernatori i Rostovit, Yuri Slusar, tha se shtatë persona janë plagosur nga sulmi.