Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Ligotés et torturés : Israël utilise des armes à électrochocs américaines sur des prisonniers palestiniens

tr

Photo : Getty

Ushtarët izraelitë e tërheqin zvarrë burrin në një seksion të burgut të njohur si “Krahu i Ferrit”, emërtim që pasqyron famën e tij për aktet brutale. Duke e shtyrë dhunshëm në qosh, ata marrin një hap mbrapa para se një prej tyre ta nxjerrë armën dhe të qëllojë me dy plumba gome në trupin e tij. Burri, me gjymtyrë të amputuar, bie përtokë. 

Pasi e lidhin ngushtë, ushtarët vazhdojnë sulmin deri kur njëri nxjerr një pajisje elektroshoku. Ushtari i afrohet burrit, duke tundur armën, para se t’ia vendosë në trup dhe ta godasë me elektroshok. 

Burri e tregon tash kështu ngjarjen që i ndodhi sa ishte në burg në Izrael. Sot, mbi një vit e gjysmë më vonë, shenjat nga elektroshoku kanë mbetur të dukshme në trupin e tij. Shenjat e dyfishta sugjerojnë se ai iu nënshtrua goditjeve të përsëritura të shokut, thotë Këshilli Ndërkombëtar i Rehabilitimit për Viktimat e Torturës. 

Burri 43 vjeç u arrestua në kampin e refugjatëve Jabalia në janar 2024, ku po qëndronte që kur iu amputuan dy këmbët pas një sulmi izraelit me raketa mbi shtëpinë e tij. Ai u mbajt në burg deri në tetor 2025.

Sipas një hetimi nga Guardian dhe Reporterët Arabë për Gazetari Hulumtuese, burri me shumë gjasa është torturua me armë elektroshoku të prodhuar nga kompania amerikane Axon. 

Tortura është një prej shumë incidenteve që janë lidhur me përdorimin e armëve Axon, të cilat kompania duket se vazhdon t’ia japë Izraelit. Tre të burgosur të tjerë thonë se ishin torturuar po ashtu me armë të tilla mes viteve 2024-2025. 

Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar trajtimet e këqija të të burgosurve dhe torturat në burgjet izraelite, ashtu si edhe përdorimin e elektroshokut, teksa “Amnesty International” ka bërë thirrje për kufizim të eksportit të tyre. 

Një zëdhënës për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka thënë se abuzimi i të burgosurve ishte i ndaluar rreptësishtë dhe se përdorimi i mjeteve të kufizimit të lëvizjes ndaj të ndaluarve bëhej “vetëm në rrethana të jashtëzakonshme që e justifikonin një gjë të tillë, në përputhje me ligjin izraelit, të drejtën ndërkombëtare dhe urdhrat e Forcave të Mbrojtjes”.

Një hetim i kryer nga prokurori i përgjithshëm në ushtrinë izraelite, Itai Ofir, ndaj pesë ushtarëve të akuzuar për sulm seksual ndaj një palestinezi të burgosur gjeti se ata kishin përdorur elektroshok gjatë torturimit të të burgosurit, duke e bërë për spital. 

Në nëntor 2025, Komiteti i OKB-së Kundër Torturës raportoi për pretendime të torturës, përfshirë përdorimin e elektroshokut, brenda burgjeve izraelite dhe theksoi se “tortura dhe trajtimi i keq kishin përshkallëzuar që nga 7 tetori 2023”. 

Komiteti gjithashtu shprehu “shqetësim serioz mbi pretendimet e gjera për abuzim seksual të të burgosurve palestinezë... përfshirë pretendimet për përdhunim... forma të torturës të natyrës seksuale... elektroshok në gjenitale dhe anus”. 

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Axon duket se vazhdon të nënshkruaj kontrata me entitete izraelite për t’i furnizuar me armë. Vitin e kaluar kompania reklamoi modelet më të reja të elektroshokut për agjencitë e sigurisë së Izraelit në një konferencë në Izrael.