---
description: Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar një takim trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ru,s Vladimir Putin, dhe presidentit ukra
title: Shefi i CIA-s propozoi në Moskë një takim Trump – Zelensky – Putin
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/31/ffc044c6-7143-443d-a8b5-6c3ea4098bab.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Shefi i CIA-s propozoi në Moskë një takim Trump – Zelensky – Putin

![John Ratcliffe](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/ffc044c6-7143-443d-a8b5-6c3ea4098bab.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

John Ratcliffe

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 31 gusht 2026 11:33
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 31 gusht 2026 11:33
- Shpërndaje në:

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar një takim trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij sekrete në Moskë javën e kaluar, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës, kanë thënë për Axios dy burime të informuara për këtë çështje.

Kjo ishte hera e parë që Ratcliffe u përfshi personalisht në përpjekjet diplomatike për të arritur një përparim në zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Vizita e Ratcliffe në Moskë synonte pjesërisht të përcaktonte nëse drejtuesit e shërbimeve ruse të inteligjencës mund të ndihmonin për ta bindur Putinin të rikthehej drejt rifillimit të negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja me Ukrainën, kanë thënë burimet.

Të premten, zyrtarët amerikanë informuan Zelenskyn për bisedimet e Ratcliffe në Moskë dhe për propozimin për një samit trepalësh.

Administrata Trump e ka hedhur më parë idenë e një takimi të tillë. Zelensky ka qenë dakord, por Putini e ka refuzuar.

[Edhe ![Zelensky: SHBA-ja propozon takim trepalësh me Ukrainën e Rusinë](https://resources.koha.net/images/2026/September/25/d245a6ab-f39e-4663-aca4-d2dc24d033b9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 sht 2026 Zelensky: SHBA-ja propozon takim trepalësh me Ukrainën e Rusinë](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozon-takim-trepalesh-me-ukrainen-e-rusine)

Ratcliffe ka bërë një vizitë sekrete në Moskë të martën dhe është takuar me homologët e tij rusë: kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme SVR, Sergei Naryshkin, dhe drejtorin e FSB-së, Alexander Bortnikov.

Trumpi i ka thënë Axios se vizita e Ratcliffe ishte “punë standarde” dhe se nuk kishte për qëllim paralajmërimin e Rusisë kundër sulmeve ndaj territorit të NATO-s.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë i kanë thënë Zelenskyt se Ratcliffe kishte hedhur gjithashtu në tryezë në Moskë mundësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes, kanë thënë burimet.

New York Times ka raportuar se Ratcliffe i kishte dhënë Bortnikovit “një vlerësim të zymtë” të gjendjes së luftës dhe i kishte bërë thirrje Rusisë të arrinte një marrëveshje përpara se situata e saj të përkeqësohej.

Burimet i kanë thënë Axios se Ratcliffe kishte arritur në përfundimin se Bortnikov është një aktor konstruktiv, i cili mund të ndihmojë në rifillimin e përpjekjeve diplomatike.

E zyrtarët ukrainas janë shumë skeptikë për qëllimet e Putinit dhe thonë se kanë informacione të inteligjencës që sugjerojnë se Putini po planifikon një përshkallëzim të madh të luftës.

Zëvendësshefi i kabinetit të Zelenskyt, Pavlo Palisa, u ka thënë gazetarëve të premten se Putini ka urdhëruar ushtrinë e tij të përgatisë disa skenarë operacionalë për një ofensivë në veri të Ukrainës, ku Kievi dhe Çernihivi janë identifikuar si zona kryesore.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga administrata Trump, janë pezulluar në mes të shkurtit pasi filloi lufta me Iranin.

[Edhe ![Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës](https://resources.koha.net/images/2026/September/08/922a4a98-2f32-4db0-bbd3-a619bcc603e5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 sht 2026 Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës](https://www.koha.net/bote/zelensky-negociatoret-amerikane-kishin-ide-te-mira-per-fundin-e-luftes)

Të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar gjatë muajve të fundit bisedime të veçanta me negociatorët rusë dhe ukrainas. Por është bërë pak përparim.

Shefi i kabinetit të Zelenskyt, Kyrylo Budanov, u ka thënë mediave lokale të enjten se bisedimet me Rusinë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja mund të rifillojnë në shtator.

[#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Vladimir Putin](https://www.koha.net/tag/vladimir-putin) [#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#bisedimet](https://www.koha.net/tag/bisedimet)

Artikuj të ngjashëm

- [![SHBA-ja çon në Rusi propozimin për t’i dhënë fund luftës](https://resources.koha.net/images/2026/September/05/78ed246c-1e9b-4c44-a453-615c73def6ae.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 sht 2026 SHBA-ja çon në Rusi propozimin për t’i dhënë fund luftës](https://www.koha.net/bote/shba-ja-con-ne-rusi-propozimin-per-ti-dhene-fund-luftes)
- [![Kremlini e konfirmon vizitën e shefit të CIA-s në Moskë](https://resources.koha.net/images/2026/August/26/f2e30b08-c0cf-401b-9e7d-188e36b8f566.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 gus 2026 Kremlini e konfirmon vizitën e shefit të CIA-s në Moskë](https://www.koha.net/bote/kremlini-e-konfirmon-viziten-e-shefit-te-cia-s-ne-moske)
- [![Shefi i CIA-s udhëton në Moskë për bisedime të panjoftuara](https://resources.koha.net/images/2026/August/25/ff42946a-63ab-438e-ab11-9a2343a3d2e1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 gus 2026 Shefi i CIA-s udhëton në Moskë për bisedime të panjoftuara](https://www.koha.net/bote/shefi-i-cia-s-udheton-ne-moske-per-bisedime-te-panjoftuara)

[Showbiz.]() [“Ray Gunn”, filmi i ri i animuar me yjet e Hollywoodit](https://www.koha.net/showbiz/ray-gunn-filmi-i-ri-i-animuar-me-yjet-e-hollywoodit)

[Lifestyle.]() [Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt](https://www.koha.net/lifestyle/problemet-shendetesore-qe-nxisin-oreksin-e-tepert-5)

[Showbiz.]() [“Street Fighter” rikthen personazhet ikonike të videolojërave](https://www.koha.net/showbiz/street-fighter-rikthen-personazhet-ikonike-te-videolojerave)

[Futboll.]() [Roma fiton ndaj Genoas](https://www.koha.net/futboll/roma-fiton-ndaj-genoas)

[Sporte të tjera.]() [Kastrioti mposhtet në Itali, ndeshja e kthimit të dielën](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kastrioti-mposhtet-ne-itali-ndeshja-e-kthimit-te-dielen)

[Rajon.]() [Picula: Vuçiqi ka frikë, prandaj po i sulmon kundërshtarët duke i lidhur me shqiptarët dhe kroatët](https://www.koha.net/rajon/picula-vuciqi-ka-frike-prandaj-po-i-sulmon-kundershtaret-duke-i-lidhur-me-shqiptaret-dhe-kroatet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shefi i CIA-s propozoi në Moskë një takim Trump – Zelensky – Putin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shefi-i-cia-s-propozoi-ne-moske-nje-takim-trump-zelensky-putin","datePublished":"2026-08-31T11:33:26+02:00","dateModified":"2026-08-31T11:39:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":540,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar një takim trepalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump, presidentit ru,s Vladimir Putin, dhe presidentit ukra","url":"https://www.koha.net/bote/shefi-i-cia-s-propozoi-ne-moske-nje-takim-trump-zelensky-putin","keywords":"Lufta ne Ukraine, donald trump, Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky, bisedimet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/31/ffc044c6-7143-443d-a8b5-6c3ea4098bab.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
