Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se një valë sulmesh ruse me raketa gjatë natës kanë lënë të paktën tetë të vdekur në kryeqytetin Kiev dhe në rajonin përreth.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), gjatë këtij "sulmi masiv" të së enjtes u goditën pallate banimi dhe magazina, ndërsa u dëmtuan një spital pediatrik dhe një shkollë. Të paktën 33 persona kanë mbetur të plagosur,
Autoritetet po punojnë me urgjencë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tashmë dy të mbijetuar nga rrënojat.
Ndërkohë, Rumania ka njoftuar se një dron ka hyrë në territorin e saj përmes kufirit verior me Ukrainën, duke aktivizuar sirenat e alarmit ajror.
Në orët e para të së enjtes, "një dron hyri në hapësirën ajrore kombëtare rumune, afërsisht 13 kilometra në lindje të qytetit Galați", thuhet në deklaratën e ministrisë rumune të Mbrojtjes.
aussi
L'Ukraine attaque Moscou avec des centaines de drones, deux aéroports fermés
Droni është rrëzuar në "një zonë të pabanuar", duke shkaktuar një zjarr të vogël që është shuar më pas.
"Nuk u raportuan viktima apo dëme materiale", ka shtuar ministria, duke theksuar se alarmi fillestar ishte anuluar.
Edhe ushtria polake ka njoftuar se kishte nisur "operacione mbrojtëse ajrore" për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, duke qenë se vendi ndan një pjesë të kufirit juglindor me Ukrainën.
Ndërkohë, banorët e Kievit janë strehuar nën tokë ndërsa sirenat binin në të gjithë kryeqytetin.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, ka thënë se gjatë sulmeve të natës ishte dëmtuar një spital pediatrik, dritaret ishin thyer dhe veturat aty pranë ishin përfshirë nga flakët. Ai ka shtuar se dëme kishte pësuar edhe një institucion arsimor.
aussi
Une attaque russe dans le nord-est de l'Ukraine fait 10 morts ; Zelensky promet de réagir.
Sipas kryetarit të bashkisë, nga raketat është goditur edhe një qendër industriale në distriktin Solomyanskyi, në jugperëndim të Kievit.
Një sulm në distriktin Brovary, në rajonin e gjerë të Kievit, ka lënë të vdekur një burrë dhe ka plagosur një tjetër, ka njoftuar guvernatori rajonal i Kievit, Tymur Tkachenko.