Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

La Russie frappe un deuxième pont majeur à Kiev

ura kiev

Photo : Getty

Një sulm rus ka goditur një urë të dytë të madhe në Kiev, njoftoi kryebashkiaku Vitali Klitschko, mes një shtimi të sulmeve ndaj infrastrukturës kritike në kryeqytetin ukrainas, shkruan BBC.

Sulmi të shtunën në mëngjes dëmtoi sipërfaqen e rrugës dhe telat e trolejbusit në Urën Veriore, tha Klitschko.

Sulmi vjen pasi Ura Jugore e qytetit është shënjestruar disa herë nga dronë rusë që nga e enjtja. Klitschkon paralajmëroi se sulme të tilla po shkatërronin Kievin.

Kjo ishte hera e parë që këto ura goditen duke sinjalizuar një fazë të re në sulmet e Moskës.

Dy urat lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit 

"Shërbimet e emergjencës janë në rrugë e sipër. Trafiku në urë nga bregu i majtë në të djathtë është aktualisht i bllokuar," deklaroi Klitschko.

Sulmet e mëparshme në Urën Jugore e shtynë Këshillin e Mbrojtjes të Kievit të mbante një takim krize të premten.

Pas takimit, Klitschko tha se qyteti tani ishte në një "situatë shumë dramatike", pasi Moska po dëmtonte "infrastrukturën e saj kritike, logjistikën, strehimin" dhe objektet e tjera kyçe.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia po vepron në përgjigje të sulmeve të Ukrainës ndaj objekteve ruse të energjisë, pavarësisht faktit se ishte Moska ajo që kishte nisur e para sulme të tilla.