Çmimet e naftës janë rritur përsëri pasi afati dy-mujor për të negociuar një marrëveshje paqeje në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit skadoi të hënën, pa përfundim të konfliktit në horizont.
Irani ka thënë të hënën se do të mbante një qëndrim më agresiv nëse bisedimet me SHBA-në dështojnë, ndërsa Donald Trumpi ka kërkuar gjatë një interviste për Fox Neës që Teherani zyrtar të "ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit".
Trumpi ka kërcënuar gjithashtu të bombardojë Omanin nëse ai "pengon" përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës, duke shënuar herën e dytë që ai bën një kërcënim të tillë ndaj partnerit strategjik të hershëm të SHBA-së.
"Nëse Omani pengon, ne do ta bombardojmë plotësisht", ka thënë Trumpi për Fox Neës të hënën.
Nafta referencë Brent është rritur në mbi 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga 30 korriku dhe është tregtuar me 91.63 dollarë të martën në mëngjes.
-
Les prix du pétrole augmentent après les attaques irano-israéliennes
-
Les prix du pétrole augmentent après la suspension des négociations entre l'Iran et les États-Unis.
-
Les prix du pétrole augmentent après les informations selon lesquelles Trump cherche à prolonger le blocus contre l'Iran
-
Les prix du pétrole augmentent sur fond d'inquiétudes concernant la fragilité du cessez-le-feu entre les États-Unis et l'Iran.
-
Les prix mondiaux du pétrole et du gaz augmentent après les attaques iraniennes au Moyen-Orient