Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Des manifestations ont également eu lieu en Grèce, où des milliers d'étudiants et d'enseignants ont défilé dans les rues d'Athènes.

Athènes, Grèce, manifestations

Photo : Presse associée

Mijëra studentë dhe mësues marshuan të mërkurën në rrugët e kryeqytetit grek, Athinës, duke kërkuar strehim studentor të përballueshëm dhe më shumë investime shtetërore në arsim, ndërsa protestat që kanë përfshirë Evropën po përhapen edhe më tej.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të tjera të Greqisë, përfshirë Selanikun, në veri të vendit, dhe qytetin portual të Patrës, në perëndim.

Rritja e kostos së jetesës, përfshirë shtrenjtimin e karburanteve, si dhe zemërimi për gjendjen e shkollave dhe mungesën e banesave me qira të përballueshme për studentët, kanë nxitur protesta në mbarë Evropën. Përleshje dhe dhunë janë shënuar veçanërisht gjatë demonstratave në Francë, por edhe në Itali dhe Shqipëri.

“Që nga Greqia deri në Francë, jepni para për arsimin”, shkruhej në njërën prej pankartave të protestës në Athinë. Protestues të tjerë mbanin në duar tabela prej kartoni, me mbishkrime në frëngjisht: “Të studiosh apo të mbijetosh”.

Panagiotis Moschonas, 20-vjeçar dhe student i inxhinierisë, kritikoi qeverinë konservatore për mosmarrjen e masave për t’i ndihmuar studentët të përballojnë koston e lartë të jetesës.

“Qeveria thotë se gjoja po i ndihmon studentët, duke u dhënë një subvencion për qiranë prej 120 eurosh në muaj. Kjo shumë nuk mjafton as për gjysmën e qirasë dhe, për më tepër, jepet në fund të vitit”, ka thënë ai.

Policia e trazirave e ka ndjekur nga afër marshimin, ndërsa efektivët kryen kontrolle të rastësishme dhe kontrolluan çantat e personave që drejtoheshin për në protestë. 

Demonstratat në Greqi shpesh përfundojnë në dhunë, ndaj dyqanet dhe kafenetë përgjatë itinerarit të marshimit kishin ndërmarrë masa parandaluese për t’i mbrojtur vitrinat nga thyerjet e mundshme.

Mësuesit shpallën grevë për të mërkurën, megjithëse disa shkolla qëndruan të hapura.

“Sot jemi në grevë sepse kjo situatë nuk mund të vazhdojë më për familjet tona, me kostot e larta dhe vështirësitë për të arritur deri në fund të muajit, si dhe me gjendjen në shkolla, e cila po përkeqësohet me ritme të shpejta nga viti në vit”, ka thënë mësuesi Ioannis Rompas.