Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Un présentateur de télévision égyptien condamné à mort pour trafic de drogue

Egypte

Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi janë shpallur fajtorë për vepra penale që lidhen me drogën.

Sipas gazetës shtetërore egjiptiane Al-Ahram, të dënuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që importonte lëndë të përdorura për prodhimin e drogave, me qëllim shitjen e tyre.

Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu se grupi posedonte në mënyrë të paligjshme armë zjarri dhe municione.

Khalifa, 39 vjeçe, është më së shumti e njohur për programin e saj televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje dhe raste të ndryshme kriminale. Ajo i ka mohuar akuzat ndaj saj.

Nëntë të pandehur të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa shtatë persona janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga akuzat.

Avokati i Sarah Khalifas ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin për dënimin me vdekje.

Vendimi ishte shpallur fillimisht muajin e kaluar, por u konfirmua vetëm një muaj më vonë, pasi gjykata mori një opinion fetar nga Myftiu i Madh i Egjiptit, procedurë kjo që kërkohet me ligj në rastet kur shqiptohet dënimi me vdekje.