---
description: "Polonia e ka cilësuar si “akt sabotimi” zjarrin që përfshiu një stacion satelitor të Starlinkut në pjesën qendrore të vendit, ndërsa Danimarka ka paralajmëruar "
title: Polonia e cilëson sabotim zjarrin në një stacion të Starlinkut
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/24/24bdfc50-8345-4c36-b4f3-f8da19bb4be0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Polonia e cilëson sabotim zjarrin në një stacion të Starlinkut

![Polonia](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/24bdfc50-8345-4c36-b4f3-f8da19bb4be0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 shtator 2026 14:55
- Shpërndaje në:

- 24 shtator 2026 14:55
- Shpërndaje në:

Polonia e ka cilësuar si “akt sabotimi” zjarrin që përfshiu një stacion satelitor të Starlinkut në pjesën qendrore të vendit, ndërsa Danimarka ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimit nga Rusia.

Zëvendëskryeministri polak, Krzysztof Gawkowski, ka thënë se zjarri në provincën Mazovia ishte shkaktuar qëllimisht për ta nxjerrë jashtë funksionit stacionin dhe për të ndërprerë qasjen në internet për disa institucione, përfshirë ushtrinë ukrainase.

Ai u shpreh për transmetuesin publik polak TVP Info se hetimet janë ende duke vazhduar, por se “humë tregues sugjerojnë se incidenti përputhet me atë që e cilësoi si “doktrinë të re ruse të sulmeve”. Kremlini nuk ka komentuar lidhur me këto akuza.

Ndërkohë, shërbimi danez i inteligjencës ka publikuar një vlerësim të ri të kërcënimeve, duke thënë se pret që Rusia të intensifikojë luftën hibride gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas vlerësimit, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vendeve të NATO-s mbetet “shumë i pamundur”, por ekziston një “rrezik i ulët, por në rritje” që Rusia të ndërmarrë një sulm të kufizuar ushtarak ndaj vendeve anëtare të aleancës.

Në javët e fundit, disa vende evropiane të NATO-s kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për të testuar gatishmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën. Moska i ka mohuar këto pretendime.

[Edhe ![Inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/446ecbba-15a0-4888-b305-b6e7c2927685.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 sht 2026 Inteligjenca daneze: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda disa muajsh](https://www.koha.net/bote/inteligjenca-daneze-rusia-mund-te-sulmoje-nje-shtet-te-nato-s-brenda-disa-muajsh)

Në fillim të këtij muaji, Gjermania e akuzoi Rusinë për një përpjekje për sulm me dron ndaj aeroportit Leipzig/Halle, ndërsa Franca urdhëroi hartimin e një plani për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe objekteve të industrisë së mbrojtjes.

Termi “luftë hibride” ose “sulme hibride” përdoret zakonisht për veprime jo-ushtarake që synojnë të ushtrojnë presion ose të destabilizojnë një kundërshtar. Në këtë kategori mund të përfshihen sulmet kibernetike, sabotazhi dhe fushatat e dezinformimit.

[#polonia](https://www.koha.net/tag/polonia) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#sabotim](https://www.koha.net/tag/sabotim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride](https://resources.koha.net/images/2026/October/05/c3ab599d-de4d-4264-a408-2da4bb23fe71.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 tet 2026 Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride](https://www.koha.net/bote/kallas-rusia-po-rrezikon-jetet-ne-evrope-me-sulmet-hibride)
- [![BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/d145951e-af99-4440-9bef-913531095e40.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2026 BE-ja dhe NATO-ja dënojnë sulmin rus me dron, Berlini heton raste të reja sabotimi](https://www.koha.net/bote/be-ja-dhe-nato-ja-denojne-sulmin-rus-me-dron-berlini-heton-raste-te-reja-sabotimi)
- [![Gjermania heton mundësinë e sabotimit, në dy raste të ndara të ndërprerjes së energjisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/02dd51a8-3b96-4dee-ba15-f9abd34a27bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2026 Gjermania heton mundësinë e sabotimit, në dy raste të ndara të ndërprerjes së energjisë](https://www.koha.net/bote/gjermania-heton-mundesine-e-sabotimit-ne-dy-raste-te-ndara-te-nderprerjes-se-energjise)
- [![Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/0661e7b3-9cf3-40d3-aa2f-48bb516af9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 kor 2026 Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://www.koha.net/bote/lituania-thote-se-rusia-po-planifikon-sulme-ne-infrastrukture)

[Futboll.]() [Napoli e ndal lideren Lazion](https://www.koha.net/futboll/napoli-e-ndal-lideren-lazion)

[Lifestyle.]() [Britania po investon miliona në AI për të zbuluar demencën para shfaqjes së simptomave](https://www.koha.net/lifestyle/britania-po-investon-miliona-ne-ai-per-te-zbuluar-demencen-para-shfaqjes-se-simptomave)

[Botë.]() [Vance po udhëheq përpjekjet e fshehta për një marrëveshje të re me Iranin](https://www.koha.net/bote/vance-po-udheheq-perpjekjet-e-fshehta-per-nje-marreveshje-te-re-me-iranin)

[Kronikë.]() [Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-person-ne-prishtine-dyshohet-per-rreth-14-raste-te-vjedhjeve-te-renda)

[Arbëri.]() [Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në shërbim të paqes](https://www.koha.net/arberi/perkujtohen-14-ushtaret-britanike-qe-humben-jeten-ne-sherbim-te-paqes)

[Botë.]() [Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi](https://www.koha.net/bote/evropianet-do-te-marrin-pjese-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dabi)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Polonia e cilëson sabotim zjarrin në një stacion të Starlinkut","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/polonia-e-cileson-sabotim-zjarrin-ne-nje-stacion-te-starlinkut","datePublished":"2026-09-24T14:55:49+02:00","dateModified":"2026-09-24T14:56:14+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":336,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Polonia e ka cilësuar si “akt sabotimi” zjarrin që përfshiu një stacion satelitor të Starlinkut në pjesën qendrore të vendit, ndërsa Danimarka ka paralajmëruar ","url":"https://www.koha.net/bote/polonia-e-cileson-sabotim-zjarrin-ne-nje-stacion-te-starlinkut","keywords":"polonia, Rusia, sabotim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/24/24bdfc50-8345-4c36-b4f3-f8da19bb4be0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
