Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

La police turque a perquisitionné le siège d'une chaîne de télévision d'opposition et interrompu les émissions en direct.

polis

Policia turke ka bastisur selinë e një kanali televiziv pro-opozitar, duke ndërprerë transmetimet e tij të drejtpërdrejta. 

Halk TV ka njoftuar se punëtorët e tij nuk kanë mundur të futen në objekt në Stamboll të mërkurën në mëngjes, dhe se një menaxher i ri është caktuar për ta drejtuar kanalin, raportoi BBC. 

Raportimet nga mediat turke njoftuan se policët nga krimet financiare kishin kontrolluar ndërtesën dhe policia ka lëshuar fletëarreste ndaj 17 personave. 

Halk TV është parë si i afërt me partinë opozitare, Partia Republikane Popullore, e cila shpesh ka ngritur kritika kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. 

Në maj, një gjykatë turke ia hoqi udhëheqjes së kësaj partie opozitare të drejtën për ta drejtuar atë, pasi shfuqizoi rezultatet e kongresit partiak dhe riktheu në krye ish-kryetarin e saj.  Opozita e cilësoi këtë vendim atëkohë si veprim që e forconte më tej kontrollin e Erdoganit.