---
description: Policia britanike tha të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj një anëtari të Marinës Mbretërore për vepra penale sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare nën dyshimin e
title: Policia britanike akuzon një anëtar të Marinës Mbretërore për spiunazh
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/08/5e0266e1-b172-4431-8db4-3f2a27a5c9ba.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Policia britanike akuzon një anëtar të Marinës Mbretërore për spiunazh

![policia](https://resources.koha.net/images/2026/October/08/5e0266e1-b172-4431-8db4-3f2a27a5c9ba.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 tetor 2026 12:45
- Shpërndaje në:

* 8 tetor 2026 12:45
* Shpërndaje në:

Policia britanike tha të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj një anëtari të Marinës Mbretërore për vepra penale sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare nën dyshimin e marrjes së informacionit të mbrojtur dhe përgatitjen e zbulimit të tij në dobi të një fuqie të huaj.

Teddy Young, 24 vjeç, është akuzuar për dy vepra penale dhe do të paraqitet në Gjykatë në Westminster të Londrës më vonë të enjten. Policia nuk ka bërë të ditur vendin me të cilin dyshohet se bashkëpunoi Young, raporton BBC. 

Policia tha se akuzat nuk ishin të lidhura me hetimin e fundit për incidentin në bazën ajrore RAF Fairford.

Young u arrestua në shtëpinë e tij në Bedfordshire të martën.

Akuzat lidhen me një periudhë midis 26 nëntorit 2024 dhe 21 majit 2025 dhe pretendohet se ai ka bërë përgatitje për kryerjen e një vepre penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur. 

Gjithashtu pretendohet se anëtari i shërbimit ka marrë, kopjuar, regjistruar ose ruajtur informacion të mbrojtur, duke synuar që kjo t'i sjellë dobi një fuqie të huaj, duke ditur ose duke pasur parasysh çështje të tjera që ai i dinte në mënyrë të arsyeshme se ishin të dëmshme për sigurinë ose interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

[#britani e madhe](https://www.koha.net/tag/britani-e-madhe) [#spiunazh](https://www.koha.net/tag/spiunazh)

Artikuj të ngjashëm

- [![Britania akuzon dy burra për ndihmë ndaj Iranit në incidentin e RAF Fairford](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/9c16bc14-272c-4ada-956d-5ab73252b089.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 tet 2026 Britania akuzon dy burra për ndihmë ndaj Iranit në incidentin e RAF Fairford](https://www.koha.net/bote/britania-akuzon-dy-burra-per-ndihme-ndaj-iranit-ne-incidentin-e-raf-fairford)
- [![Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/46b2ef8e-799d-4485-845a-43305f22f83a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford](https://www.koha.net/bote/shtetasi-britanik-arrestohet-ne-lidhje-me-incidentin-prane-bazes-raf-fairford)
- [![SHBA-ja ngre akuza ndaj tre iranianëve për komplot sulmesh](https://resources.koha.net/images/2026/November/11/9e8d7683-4447-49b8-a140-c5006519d681.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 nën 2026 SHBA-ja ngre akuza ndaj tre iranianëve për komplot sulmesh](https://www.koha.net/bote/shba-ja-ngre-akuza-ndaj-tre-iranianeve-per-komplot-sulmesh)
- [![Arrestohet ushtari amerikan në Britani, dyshohet për lidhje me Rusinë](https://resources.koha.net/images/2026/November/10/6f7ac2fd-48d1-420e-a5d6-7bb47d6a5ed1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 nën 2026 Arrestohet ushtari amerikan në Britani, dyshohet për lidhje me Rusinë](https://www.koha.net/bote/arrestohet-ushtari-amerikan-ne-britani-dyshohet-per-lidhje-me-rusine)
- [![Ish-kryespiuni gjerman arrestohet nën dyshimin për spiunazh](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/23345f17-6d87-44e4-aa47-fbed84585ee2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 tet 2026 Ish-kryespiuni gjerman arrestohet nën dyshimin për spiunazh](https://www.koha.net/bote/ish-kryespiuni-gjerman-arrestohet-nen-dyshimin-per-spiunazh)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Policia britanike akuzon një anëtar të Marinës Mbretërore për spiunazh","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/policia-britanike-akuzon-nje-anetar-te-marines-mbreterore-per-spiunazh","datePublished":"2026-10-08T12:45:04+02:00","dateModified":"2026-10-08T12:50:33+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":221,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Policia britanike tha të enjten se ka ngritur aktakuzë ndaj një anëtari të Marinës Mbretërore për vepra penale sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare nën dyshimin e","url":"https://www.koha.net/bote/policia-britanike-akuzon-nje-anetar-te-marines-mbreterore-per-spiunazh","keywords":"britani e madhe, spiunazh","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/08/5e0266e1-b172-4431-8db4-3f2a27a5c9ba.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
