Për vite të tëra, udhëtimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të takuar presidentin amerikan, Donald Trump, janë përcjellë me ceremoni: tepih i kuq, shtrëngim duarsh i ngrohtë dhe mesazhe për aleancën e ngushtë SHBA-Izrael.
Por raportet janë shkundur dukshëm qëkur të dy u takuan pesë muaj më herët, sipas CNN-it. Raportet e afërta dhe lëvdatat nga fillimi i luftës në Iran, kanë nisur të kthehen në kritika publike të Trumpit.
Kjo është hera e shtatë që Netanyahu viziton SHBA-në që prej rikthimit të Trumpit. Është lideri me më së shumti vizita në këtë periudhë. Megjithatë, këtë herë ai mbërrin në SHBA si lider që përballet me zgjedhje, e që përpiqet të ruajë raportin që së fundmi është lëkundur qartazi. Takimi do të zhvillohet të martën.
Sipas burimeve, Netanyahu ka tentuar ta sigurojë ftesën për në Shtëpinë e Bardhë qe disa javë, për të diskutuar për luftën në Iran dhe për ta paralajmëruar Trumpin kundër lëshimeve diplomatike.
Trumpi ka rezistuar që ta takojë dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të frustruar për përpjekjet e Izraelit për të siguruar takim përmes raportimeve mediatike.
aussi
Tony Blair « pourrait gouverner Gaza » selon le modèle du Kosovo
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se Trumpi ka “raport të fortë” me Netanyahun dhe se Izraeli “nuk ka mik më të madh” se presidentin amerikan.
Kur të dy liderët u takuan herën e shkuar, në shkurt, ata vendosën themelet për atë që u bë fushatë e përbashkët ushtarake kundër Iranit. Plani u lavdërua, por teksa lufta zgjati dhe nuk u arrit qëllimi i madh, dallimet mes dy liderëve u bënë të qarta: Netanyahu donte të vazhdonte presionin – Trumpi të dilte nga situata.
Netanyahu këtë herë pritet t’ia prezantojë Trumpit situatën e re me të dhëna të inteligjencës për kapacitetet bërthamore të Iranit, sipas burimeve izraelite. Megjithatë, pala izraelite e di se Trumpi s’ka interesim për të zgjatur luftën, sidomos në periudhën e zgjedhjeve të nëntorit.
Lideri izraelit nuk i është përgjigjur kritikave të Trumpit publikisht, por aleatët e tij politikë kanë kritikuar marrëveshjen e SHBA-së me Iranin për armëpushimin e përkohshëm.
Trumpi është në dijeni të presioni politik me të cilin po përballet me Netanyahu para zgjedhjeve shtetërore të tetorit. Zyrtarët e kanë pranuar se për Netanyahun do të ishte qenësore të marrë mbështetjen e Trumpit. Vetë Trumpi ka shprehur mbështetje javën e shkuar, kur tha se Netanyahu nuk do të arrestohet nëse shkon në New York.
Mospajtimet tejkalojnë çështjen e Iranit.
Përderisa Trumpi ka kërkuar nga Netanyahu të ndalë luftimet ndaj Hezbollahut, Libani u bë tjetër pikë e përçarjes. Në një thirrje në fillim të qershorit, ai raportohej se i kishte thënë Netanyahut se “të gjithë të urrejnë tani... të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj”.
aussi
Qu’est-ce qui a été dit et qu’est-ce qui n’a pas été dit lors de la rencontre Trump-Poutine ?
Izraeli më pas u pajtua për takim trilateral me Libanin, por ka refuzuar të tërhiqet pa çarmatimin e Hezbollahut. Netanyahu i ka thënë kabinetit të sigurisë të dielën se Trumpi dëshiron që Izraeli të tërhiqet nga pozicionet në Liban, Gaza e Siri, sipas një burimi nga takimi. Sipas shkrimit, Netanyahu e ka bërë të ditur se kundërshtimin do t’ia sqarojë edhe Trumpi.
Izraelin së fundmi e ka shkundur edhe plani i Trumpit për të shitur aeroplanë te Turqia dhe marrëveshja me Arabinë për çështjet bërthamore.