---
description: Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll, të dielën.Shembja riktheu frikën për qëndrueshmërin
title: Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/02/cd956f6d-59f4-4936-9a8c-31935a3784fb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll

![Shembja e ndërtesës](https://resources.koha.net/images/2024/June/02/cd956f6d-59f4-4936-9a8c-31935a3784fb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Shembja e ndërtesës

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 2 qershor 2024 13:43
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 2 qershor 2024 13:43
- Shpërndaje në:

Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll, të dielën.

Shembja riktheu frikën për qëndrueshmërinë e ndërtesave në një qytet të prirur ndaj tërmeteve, raporton AP. 

Imazhet televizive tregonin zjarrfikësit që zhvendosnin rrënojat me dorë nga ndërtesa pesëkatëshe e rrafshuar në Kuçukçekmece, në anën evropiane të qytetit. Shtatë persona janë nxjerrë fillimisht nga rrënojat, duke përfshirë dy të cilët janë lënduar rëndë, ka bërë të ditur guvernatori i Stambollit, Davut Gul ndërsa vizitoi vendin e ngjarjes.

Zyra e tij më vonë bëri të ditur se një person tjetër i lënduar është shpëtuar derisa është gjetur edhe një trup. 

Guvernatori ka thënë se struktura 36-vjeçare është shembur në orën 8:40 të mëngjesit.

Shkaku nuk është ende i qartë, derisa nuk kishte asnjë shenjë shpërthimi apo aktiviteti sizmik. 

[Edhe ![Dy të vdekur nga shembja e pjesshme e ndërtesës shtatëkatëshe në Stamboll](https://resources.koha.net/images/2026/October/08/728ab9fd-4777-4bfd-bd5f-682acc47cec2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 tet 2026 Dy të vdekur nga shembja e pjesshme e ndërtesës shtatëkatëshe në Stamboll](https://www.koha.net/bote/dy-te-vdekur-nga-shembja-e-pjesshme-e-nderteses-shtatekateshe-ne-stamboll)

Si banesa përdoreshin vetëm dy katet e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës ishte e zënë nga bizneset.

Më shumë se 59,000 njerëz vdiqën vitin e kaluar kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë fqinje. Fatkeqësia theksoi zbatimin e dobët të rregulloreve të ndërtimit në Turqi.

Stambolli ka popullsi zyrtare prej 16 milionë banorësh. Një tërmet i vitit 1999 me qendër në jug të qytetit la të vdekur të paktën 18,000 njerëz. Sipas bashkisë, janë 200,000 ndërtesa që strehojnë 3 milionë njerëz që kanë nevojë urgjente për përmirësim.

[#Stamboll](https://www.koha.net/tag/stamboll) [#shembja e nderteses](https://www.koha.net/tag/shembja-e-nderteses)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shembet ndërtesa në Turqi, një familje pesëanëtarëshe mbetet nën rrënoja](https://resources.koha.net/images/2025/October/29/38d94f1c-119f-42cc-a187-b1c3b77ea44b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 tet 2025 Shembet ndërtesa në Turqi, një familje pesëanëtarëshe mbetet nën rrënoja](https://www.koha.net/bote/shembet-ndertesa-ne-turqi-nje-familje-peseanetareshe-mbetet-nen-rrenoja)
- [![Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit](https://resources.koha.net/images/2025/April/24/0cc223c5-6ee3-40b3-a3f3-80b72e74078d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 pri 2025 Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit](https://www.koha.net/bote/banoret-e-stambollit-kalojne-naten-jashte-nga-frika-e-termetit)
- [![Tërmeti në Turqi: 151 persona u lënduan pasi u hodhën nga ndërtesat](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/04ce8750-c885-41af-9b28-1f143bf33968.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 pri 2025 Tërmeti në Turqi: 151 persona u lënduan pasi u hodhën nga ndërtesat](https://www.koha.net/bote/termeti-ne-turqi-151-persona-u-lenduan-pasi-u-hodhen-nga-ndertesat)
- [![Stambolli goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/4a56cb58-815f-4a0a-b9f0-5e42a874b93d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 pri 2025 Stambolli goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2](https://www.koha.net/bote/stambolli-goditet-nga-termeti-me-magnitude-62)

[Botë.]() [Zgjedhjet në Izrael: Çka ndodh pasi përfundon votimi?](https://www.koha.net/bote/zgjedhjet-ne-izrael-cka-ndodh-pasi-perfundon-votimi)

[Sporte të tjera.]() [Kosova me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-me-tre-sportiste-ne-lojerat-olimpike-per-te-rinj)

[Arbëri.]() [Supremja e hedh poshtë ankesën e Isufajt për shkarkim](https://www.koha.net/arberi/supremja-e-hedh-poshte-ankesen-e-isufajt-per-shkarkim)

[Arbëri.]() [Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, djali i saj 12-vjeçar merret në kujdes nga shteti](https://www.koha.net/arberi/pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-djali-i-saj-12-vjecar-merret-ne-kujdes-ne-shteti)

[Arbëri.]() [Kurti për shqiptarët në Luginë: Bashkimi s’duhet të përfundojë](https://www.koha.net/arberi/kurti-per-shqiptaret-ne-lugine-bashkimi-sduhet-te-perfundoje)

[Arbëri.]() [Peci: Prokuroria pushoi hetimet ndaj meje, zyrtarët e LDK-së do të përballen me kallëzim penal](https://www.koha.net/arberi/peci-prokuroria-pushoi-hetimet-ndaj-meje-zyrtaret-e-ldk-se-do-te-perballen-me-kallezim-penal)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/nje-i-vdekur-e-tete-te-lenduar-nga-shembja-e-nje-ndertese-ne-stamboll","datePublished":"2024-06-02T13:43:24+02:00","dateModified":"2026-07-09T16:30:09+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":281,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e shembjes së një ndërtese në Stamboll, të dielën.Shembja riktheu frikën për qëndrueshmërin","url":"https://www.koha.net/bote/nje-i-vdekur-e-tete-te-lenduar-nga-shembja-e-nje-ndertese-ne-stamboll","keywords":"Stamboll, shembja e nderteses","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/02/cd956f6d-59f4-4936-9a8c-31935a3784fb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
