Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Un avion cargo dérape sur la piste de l'aéroport de Miami, les vols sont suspendus.

Aeroplan Miami

Një aeroplan mallrash që mbante logon e Amazonit në bisht doli nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit të dielën pasdite, raporton “NBC News”. 

Detajet e aksidentit nuk kanë qenë menjëherë të disponueshme, por pamjet video tregonin shtëllunga tymi që ngriheshin nga vendi i ngjarjes. 

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se aeroplani i mallrave  tipit “Boeing 767-300” doli nga pista rreth orës 14:00 me kohë lokale, gjatë tentimit për t’u ulur në Aeroportin e Miamit. Ai po udhëtonte nga San Juani i Porto Rikos. 

Të gjitha pistat në aeroportin e Miamit u mbyllën pas incidentit, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit për “NBC News”. 
 

VIDÉO