Një 18-vjeçar është identifikuar si autor i sulmit me shpatë që ndodhi të premten në një shkollë në Suedinë qendrore, nga cili një person ka vdekur dhe të paktën dy të tjerë janë ne gjendje të rëndë.
Shefi i policisë, Tommy Alriksson, në një konferencë për shtyp tha se i dyshuari është arrestuar pas sulmit në shkollë në qytetin Fagersta, në veriperëndim të kryeqytetit, Stokholm.
Policia konfirmoi se gjatë arrestimit kanë shtënë me armë.
Nuk është e qartë nëse i dyshuari është plagosur, por ai po mbahet në paraburgim, dhe nuk është duke u trajtuar në spital.
Sulmi në shkollë ndodhi ndërsa mësimi ishte duke u zhvilluar, me rreth 400 deri në 500 nxënës brenda, thanë zyrtarët.
aussi
Le bilan des victimes de la fusillade dans une école en Thaïlande s'élève à 8 morts.
Nuk është dhënë asnjë informacion mbi motivin e mundshëm të sulmuesit.
Policia kombëtare e Suedisë bëri të ditur se hetuesit kanë kryer tashmë dy kontrolle shtëpish në lidhje me të dyshuarin. Shumë dëshmitarë pritet të intervistohen si pjesë e hetimit.
-
Le Pentagone reste silencieux : l’Associated Press fait la lumière sur l’attaque américaine qui a tué plus de 100 enfants iraniens.
-
Attaque armée dans une école en Turquie : plus de 16 blessés
-
La guerre et les déplacements de population à Gaza alimentent une hausse des mariages précoces.
-
Un médecin soudanais échappe aux bombardements – il passe au milieu des cadavres