Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Les droits de douane de rétorsion imposés par le Canada aux États-Unis entrent en vigueur.

Le Canada se prépare à une guerre commerciale prolongée suite à l'entrée en vigueur des contre-tarifs américains et aux déclarations de Mark Carney.

Donald Trump et Mark Carney

Photo : Presse associée

Tarifat hakmarrëse të Kanadasë ndaj një sërë mallrash amerikane kanë hyrë në fuqi të martën, ndërsa nuk ka asnjë shenja se një marrëveshje tregtare është në horizont.

Tarifat që erdhën si kundërpërgjigje ndaj SHBA-së, do të zbatohen për produkte amerikane me vlerë gati 28 miliardë dollarë kanadezë (20 miliardë dollarë amerikan), duke filluar nga çeliku deri te mobiliet dhe bluzat prej pambuku.  Tarifat do të arrijnë deri në 50 për qind.

Në listë ishin përfshirë edhe peshku i freskët dhe karavidhet, por Kanadaja më vonë i hoqi ato pas kundërshtimeve nga industria e prodhimeve të detit, një shenjë e ekuilibrit të vështirë që duhet të ruajë Kanadaja ndërsa kundërpërgjigjet ndaj partnerit të  saj më të madh tregtar.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë kanë thënë se dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje, por nuk ka pasur asnjë përparim për rifillimin e bisedimeve që u ndërprenë në fund të gushtit.

Duke folur me gazetarët javën e kaluar, kryeministri Mark  Carney tha se Kanadaja është ende në kërkim të një marrëveshjeje me SHBA-në që të jetë e “qëndrueshme” dhe në interesin më të mirë të të dyja vendeve.

“Ne jemi gati të ulemi dhe të arrijmë atë marrëveshje sapo amerikanët të jenë gati”, tha Carney.

Ndërkohë përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, tha të enjten se tani radha është e Kanadasë.

“Ne u ofruam atyre marrëveshjen më të mirë, ata e panë dhe u kthyen mbrapsht”, tha ai duke shtuar se komunikimi me kanadezët ka qenë i kufizuar që nga ndërprerja e bisedimeve.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja mund të kundërpërgjigjet duke ndaluar importin e disa produkteve kanadeze.

Presidenti Donald Trump kërcënoi të hënën se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet e biznesit të SHBA-së me prodhuesin kanadez të avionëve Bombardier, nëse kompania nuk e zhvendos prodhimin në jug, pra në SHBA.

Kompania është një nga më të mëdhatë në vend dhe, sipas një raporti të përgatitur për Bombardier nga firma e kontabilitetit publik PwC, ajo kontribuoi me më shumë se 7 miliardë dollarë kanadezë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të Kanadasë gjatë vitit 2024.