---
description: Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të martën duke e akuzuar qeverinë për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë qenë forcë kryesore pr
title: Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/27/2865bb06-a867-4a43-96a7-1d00385a7e06.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore

![sr](https://resources.koha.net/images/2026/January/27/2865bb06-a867-4a43-96a7-1d00385a7e06.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 27 janar 2026 22:30
- Shpërndaje në:

- 27 janar 2026 22:30
- Shpërndaje në:

Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të martën duke e akuzuar qeverinë për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë qenë forcë kryesore prapa një fushate që ka tronditur pushtetin e presidentit autokratik Aleksandër Vuçiq.

Protestuesit u mblodhën jashtë Universitetit të Beogradit. Tubimi paqësor, i quajtur “Dituria është fuqi”, ishte në mbështetje të profesorëve që humbën punën ose pozitën pasi morën pjesë në demonstratat anti-qeveritare, raportoi AP.

“Asnjë qeveri në historinë tonë nuk ka trajtuar anëtarët e komunitetit akademik me arrogancë, hakmarrje dhe inat të tillë dhe vetëm sepse komuniteti akademik refuzoi të heshtë”, i ka thënë turmës Vladan Gjokiq, kryedekani i universitetit.

Demonstratat e udhëhequra nga studentët u nxitën pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku vdiqën 16 persona në nëntor të vitit 2024. Shumë serbë ia hodhën fajin autoriteteve për shpërfillje të rregullave të sigurisë.

Protestat mbarëkombëtare janë bërë më të mëdhatë në Serbi për vite, që ka tërhequr qindra e mijëra njerëz. Vuçiqi ka refuzuar zgjedhjet e parakohshme ashtu siç kanë kërkuar protestuesit.

[Edhe ![Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë](https://resources.koha.net/images/2026/April/01/b7d6042b-764d-4b3a-87fa-cd52e7302a02.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 1 pri 2026 Protestojnë studentët në Beograd, përplasen me policinë](https://www.koha.net/rajon/protestojne-studentet-ne-beograd-perplasen-me-policine)

Të martën në mëngjes, disa fakultete në Beograd pezulluan mësimin për atë ditë për shkak të protestës.

Serbia është përballur me kritika ndërkombëtare pas raportimeve për ushtrim të forcës së tepërt dhe ndalime arbitrare të protestuesve.

[#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#protesta](https://www.koha.net/tag/protesta) [#student](https://www.koha.net/tag/student)

Artikuj të ngjashëm

- [![Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/1fa14a1f-845b-4102-96ac-6c033f1958ba.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 28 dhj 2025 Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin](https://www.koha.net/rajon/studentet-ne-serbi-mbledhin-nenshkrime-per-zgjedhje-te-parakohshme-per-ta-rrezuar-vuciqin)
- [![37 të arrestuar në protestat antiqeveritare të dielën në Serbi](https://resources.koha.net/images/2025/November/03/1695c6bc-58b2-44fe-b670-ab3cabc0746e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 3 nën 2025 37 të arrestuar në protestat antiqeveritare të dielën në Serbi](https://www.koha.net/rajon/37-te-arrestuar-ne-protestat-antiqeveritare-te-dielen-ne-serbi)
- [![Rezistenca kundër Vuçiqit, mijëra marshojnë nëpër Serbi](https://resources.koha.net/images/2025/October/01/752a38ad-396d-4cb1-9ee4-799e92d68cf3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 1 tet 2025 Rezistenca kundër Vuçiqit, mijëra marshojnë nëpër Serbi](https://www.koha.net/rajon/rezistenca-kunder-vuciqit-mijera-marshojne-neper-serbi)
- [![“Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve](https://resources.koha.net/images/2025/September/06/acd9ed51-19f4-4bc3-a5d2-1bf6a922a0c6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 6 sht 2025 “Parada e Krenarisë”, marshuesit në Beograd dënojnë dhunën e policisë kundër protestuesve](https://www.koha.net/rajon/parada-e-krenarise-marshuesit-ne-beograd-denojne-dhunen-e-policise-kunder-protestuesve)

[Botë.]() [Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-139-te-vdekur-mes-tyre-femije-pasi-nje-varke-u-permbys-prane-xhibutit)

[Arbëri.]() [Andin Hoti - Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/andin-hoti-daciqit-eja-ne-prizren-te-presin-burgjet-e-kosoves)

[Kronikë.]() [Pas dy ngjarjeve tragjike, Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi](https://www.koha.net/kronike/pas-dy-ngjarjeve-tragjike-hyseni-therret-mbledhje-urgjente-te-keshillit-komunal-per-siguri-ne-bashkesi)

[Shtojca për Kulturë.]() [Viti 1990: Pajtimi historik në Kosovë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/viti-1990pajtimi-historik-ne-kosove)

[Arbëri.]() [Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë luhatje](https://www.koha.net/arberi/mot-i-ndryshueshem-gjate-javes-se-ardhshme-temperaturat-do-te-pesojne-luhatje)

[Kronikë.]() [Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në arrati](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-per-vrasje-ne-pogragje-te-gjilanit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/mijera-protestues-ne-beograd-kunder-goditjes-se-levizjes-studentore","datePublished":"2026-01-27T22:30:51+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:00:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":254,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të martën duke e akuzuar qeverinë për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë qenë forcë kryesore pr","url":"https://www.koha.net/bote/mijera-protestues-ne-beograd-kunder-goditjes-se-levizjes-studentore","keywords":"Serbia, protesta, student","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/27/2865bb06-a867-4a43-96a7-1d00385a7e06.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
