Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Inondations au Népal : plus de 1 000 morts

Népal

Ka kaluar 1000-shin numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Nepal dhe Tibet.

Agjencia për emergjenca në Nepal ka njoftuar të martën se numri i të vdekurve në këtë vend ka mbërritur në të paktën 987. Gati 4 mijë janë të zhdukur, përfshirë rreth 600 të huaj. 

Ndërkaq, autoritetet në Kinë të dielën në përditësimin e fundit kanë raportuar për 16 vdekje e rreth 550 të zhdukur.

Të mërkurën e 26 gushtit, u shkaktuan përmbytje të fuqishme që goditën zonën kufitare Nepalit dhe Tibetit. Përmbytjet u shkaktuan nga shkëputja e një mase të madhe të akullit nga mali Langtang Lirung në Himalaje.