Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Le président du Parlement iranien affirme qu'un nouvel ordre est en train de se mettre en place dans la région.

Ghalibaf

Mohamed Bagher Ghalibaf

Photo : Presse associée

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar të mërkurën se Irani dhe grupet e tij aleate po "dalin fitimtarë", duke shtuar se Teherani zyrtar po ndjek një "rend të ri që po merr formë në rajon".

Bagher Ghalibaf i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Irak.

"Vizita jonë e sotme në Irak synon gjithashtu të forcojë rendin e ri që po merr formë në rajon dhe të përshpejtojë përpjekjet për zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët midis të gjitha vendeve të rajonit, pa ndërhyrje të huaja”, ka thënë ai.

Irani këmbëngul se vendet e rajonit duhet të krijojnë lidhje të reja sigurie që do t'i linin jashtë Shtetet e Bashkuara.

Gjatë konfliktit të fundit, Irani ka sulmuar disa vende për shkak se ato strehonin forca dhe baza amerikane.

aussi Intrigues, jeux de pouvoir et rivalités : l'ascension de Mojtaba Khamenei LE MONDE Intrigues, jeux de pouvoir et rivalités : l'ascension de Mojtaba Khamenei

Irani shpreson se kjo do t'i bëjë vendet e rajonit të rishqyrtojnë politikat e tyre të sigurisë dhe të heqin bazat amerikane, të cilat Irani i konsideron si kërcënim të drejtpërdrejtë.

"Vendet islamike të rajonit duhet të punojnë drejt angazhimeve dhe lidhjeve të thella në fushën e sigurisë, të mbështetura nga një bashkëpunim ekonomik i qëndrueshëm”, ka shtuar Ghalibaf.