Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Crise du logement : l’expulsion d’une femme de 87 ans déclenche des manifestations à Madrid

Madrid

Photo : Presse associée

Protestues të zemëruar nga dëbimi i një gruaje 87-vjeçare kanë kaluar natën në sheshin historik Puerta del Sol në Madrid, ku të dielën u janë bashkuar edhe më shumë njerëz, përfshirë familje me disa breza, për ditën e dytë të protestave lidhur me krizën e strehimit në Spanjë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Madrid të shtunën për të protestuar kundër dëbimit të María del Carmen Abascal nga një apartament në lagjen e pasur Retiro, ku ajo kishte jetuar për dekada.

Protestuesit kërkojnë masa mbrojtëse për qiramarrësit, rregulla kundër mashtrimit dhe ndalimin e dëbimeve pa ofruar strehim alternativ.

Shumë protestues kanë refuzuar të largoheshin në fund të marshimit të së shtunës dhe kanë ngritur tenda në Puerta del Sol për të kaluar natën aty.

Unioni i Qiramarrësve, i cili ka udhëhequr protestat, ka thënë se ata do të qëndrojnë në kampe të paktën deri të martën e ardhshme, kur qeveria e drejtuar nga socialistët në Spanjë do të mbajë një mbledhje të kabinetit dhe pritet të njoftojë masa të reja.

Rritja e kostove dhe mungesa e banesave ua kanë bëro të papërballueshme ato shumë spanjollëve, pavarësisht rritjes së fortë ekonomike në ekonominë e katërt më të madhe të Evropës.

Të ardhurat nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm me rritjen e kostove të banesave, ndërsa analistët thonë se turizmi dhe rritja e popullsisë e nxitur nga emigracioni në qytete kanë shtuar më tej presionin mbi ofertën e kufizuar të banesave.

Banka e Spanjës ka vlerësuar se vitin e kaluar vendi kishte mungesë prej rreth 550 mijë banesash, ku Madridi, Barcelona dhe Valencia përbënin një pjesë të konsiderueshme të këtij hendeku.