Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Les écoles rouvrent leurs portes en Autriche, l'interdiction du port du voile pour les moins de 14 ans entre en vigueur.

L'Autriche

Ndalimi i shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç në Austri përballet të hënën me testin e parë, ndërsa shkollat janë rihapur në Vjenë dhe në shtetet e tjera, ndërkohë që organizatat, përfshirë atë kryesore myslimane të vendit, e dënojnë masën si diskriminuese. 

Koalicioni qeverisës i Austrisë, i përbërë nga tri parti të qendrës, ka propozuar ndalimin e shamisë në shkolla, duke argumentuar se po vepronte për të mbrojtur lirinë e vajzave. Legjislacioni u miratua në parlament në dhjetor me mbështetjen e Partisë së Lirisë, të ekstremit të djathtë. Vetëm partia më e vogël në parlament, të Gjelbrit e krahut të majtë, ka votuar kundër.

Organizata që përfaqëson zyrtarisht myslimanët e Austrisë, Komuniteti Fetar Islamik në Austri (IGGO), ka deklaruar se masa përbën shkelje të të drejtave themelore, dhe është zotuar ta kundërshtojë atë përpara Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka hedhur poshtë në korrik disa kundërshtime, pasi ligji ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Në vitin 2020, gjykata vendosi se një ndalim i mëparshëm, i cili zbatohej për fëmijët nën 10 vjeç në shkolla, ishte i paligjshëm, pasi diskriminonte myslimanët dhe sepse shteti kishte detyrimin të ruante neutralitetin fetar. Sipas gjykatës, shmangia nga ky parim kërkon një justifikim të veçantë.

I pyetur nga transmetuesi publik kombëtar ORF nëse gjykata do ta rrëzonte ndalimin e ri, ministri i Arsimit, Christoph Wiederkehr, ka thënë se nuk është e sigurtë ende. 

“Ne në qeveri zhvilluam konsultime shumë intensive dhe ne në ministrinë e Arsimit u përpoqëm shumë të hartonim një ligj që të ishte në përputhje me kushtetutën”, ka deklarur Wiederkehr në intervistën e transmetuar të hënën.

Organizatat e nxënësve të krahut të majtë kanë bërë thirrje për protesta. 

Viti i ri shkollor ka nisur të hënën në tre nga nëntë shtetet e Austrisë – Vjenë, shtetin përreth Austrisë së Poshtme dhe Burgenlandin, të gjitha në lindje të vendit, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të nisë shkollën javën e ardhshme.

Legjislacioni parashikon që shkolla duhet të zhvillojë bisedime me çdo nxënëse që shkel ndalimin, pas së cilës mund të vendoset një gjobë prej 150 deri në 800 euro.