Zjarret e nxitura nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta kanë përfshirë një pjesë të Evropës të premten, duke i detyruar autoritetet e shteteve të urdhërojnë evakuim të zonave të caktuara e të shpallin edhe gjendje emergjente
Zjarret e përhapura nga temperaturat përvëluese dhe erërat e forta kanë përfshirë pjesë të Evropës Perëndimore të premten, derisa në Spanjë është shpallur gjendje emergjente kombëtare.
Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin total të gadishullit Cap Ferret, vend turistik në bregdetin e Atlantikut, duke dërguar barka për të ndihmuar njerëzit të largohen nga zona e kërcënuar nga një zjarr i madh.
Urdhri për evakuim total të zonës, e cila karakterizohet me prona të vlefshme dhe aktualisht është plot me turistë, ka nënvizuar ashpërsinë e zjarrit.
Zjarri ka përfshirë tashmë 10,000 hektarë tokë dhe ka vazhduar të përhapej me shpejtësi.
Sipërfaqja totale e tokës së djegur deri tash këtë vit në vendet e BE-së është e dyta më e madhe e regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave satelitore nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.
aussi
La Russie se dit ouverte au dialogue avec l'Europe, mais rejette les ultimatums.
Franca ka thirrur mekanizmin e mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian për të kërkuar ndihmë, ka bërë të ditur të premten presidenti francez, Emmanuel Macron, duke paralajmëruar se kriza mbetet “shumë intensive”.
“Situata mbetet jashtëzakonisht e tensionuar me zjarret që godasin vendin tonë, veçanërisht në Gironde. Franca ka kërkuar aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian. Së shpejti do të jemi në gjendje të mbështetemi në përforcime nga dy avionë kroatë Canadair, dy aeroplanë portugezë Air Tractor, si dhe dy helikopterë të rëndë Black Hawk nga Republika Çeke dhe Sllovakia”, ka deklaruar Macron.
Qeveria spanjolle ndërkaq ka shpallur gjendje të emergjencës kombëtare pasi një seri zjarresh kanë kërcënuar komunitetet pranë Madridit dhe në provincën fqinje të Avilës, duke detyruar më shumë se 10,000 njerëz të evakuohen.
Masa, e njoftuar nga Ministria e Brendshme, synon të mobilizojë dhe centralizojë burimet më shpejt për të luftuar zjarret, për shkak të shpërthimit të njëkohshëm të disa zjarreve, kushteve të pafavorshme të motit dhe nevojës për të mobilizuar burime të gjera nga administrata të ndryshme publike, duke rritur kompleksitetin e përpjekjeve për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen civile. Autoritetet spanjolle po ashtu kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian katër aeroplanë për shuarjen e zjarreve.
Kryeministri spanjoll e ka përshkruar si dramatike situatën aktuale me zjarret që kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë në të gjithë Spanjën dhe vendet fqinje dramatike.
“Po jetojmë një situatë dramatike, jo vetëm në provinca të ndryshme spanjolle, por edhe në rajone në vendet fqinje. Qeveria ka vendosur të gjitha burimet e disponueshme për të vënë nën kontroll zjarret e tmerrshme që aktualisht prekin zona të shumta: Ávila, León, Toledo, Madrid dhe pjesë të tjera të Spanjës”, ka thënë kryeministri Pedro Sancehz.
Plus de 100 000 hectares ont brûlé en Espagne depuis le début de l’année, soit l’équivalent de la superficie moyenne brûlée chaque année au cours des dix dernières années. Treize personnes ont perdu la vie, faisant de 2026 l’une des saisons d’incendies les plus meurtrières de ces dernières décennies.
aussi
L'ancien chauffeur de taxi impliqué dans des opérations des services secrets russes en Europe
E mijëra zjarrfikës në Itali kanë vazhduar përpjekjet për shuarjen e dhjetëra zjarreve aktive në Siçili dhe rajonin e Kalabrisë. Autoritetet e këtij vendi kanë nisur hetimet nëse bëhet fjalë për raste të zjarrvënieve të qëllimshme. Një zyrtar lokal ka thënë se zjarrvënësit kishin ndezur zjarre duke lidhur lecka të zhytura në lëng të ndezshëm në bishtat e maceve të humbura për të përhapur flakët.
Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me sezone gjithnjë e më të ashpra zjarresh në pyje, të cilat shkencëtarët i kanë lidhur me ndryshimet klimatike.
-
Les nouveaux tarifs douaniers de Trump « pourraient survivre » aux tribunaux
-
La CPI limoge son procureur général suite à des allégations d'inconduite sexuelle ; il était également l'avocat de Limaj.
-
Des incendies hors de contrôle font rage près de Madrid ; plus de 65 000 personnes ont été évacuées en Espagne et en France.