Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

L'éclipse solaire renchérit l'Europe, les prix des hôtels augmentent.

reikjavik

Çmimet e hoteleve në qytetet kryesore evropiane janë ngritur pasi qindra mijëra turistë janë dyndur për të parë eklipsin e parë të dukshëm nga kontinenti këtë shekull. 

Kryeqyteti i Islandës, Reikjaviku, ka ngritjen më të lartë të çmimeve të dhomave të hoteleve, duke qenë një prej disa lokacioneve ku shihet eklipsi i plotë të mërkurën. 

Turistët atje kanë shpenzuar gati 700 euro mesatarisht për ta siguruar një dhomë të mërkurën, 98 për qind rritje krahasuar me të njëjtën ditë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga grupi për të dhëna nga udhëtimet “Lighthouse Intelligence”. 

Spanja po ashtu po përgatitet për fluks të turistëve, si një prej vendeve më të mira në Evropë për ta parë eklipsin e plotë diellor. Ministria e Financave të hënën tha se pret 460,000 turistë specifikisht për këtë ngjarje, raportoi Guardian. 

Tarifa për një dhomë në A Coruna, Spanjë, ishte deri 135 për qind më e lartë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet në Mallorca deri në 24 për qind. 

aussi L'équipage d'Artemis s'approche de la Lune et s'éloigne de la Terre à une distance record. LE MONDE L'équipage d'Artemis s'approche de la Lune et s'éloigne de la Terre à une distance record.

Megjithatë, autoritetet në Spanjë shqetësohen për rrezikun në rritje të zjarreve. Policia ka paralajmëruar se temperaturat jashtëzakonsht të thata nënkuptojnë se shkëndija më e vogël mund të çojë në zjarr shkatërrues, e se trafiku i ngarkuar nga turistët mund të bllokojë qasjen për automjetet emergjente. 

Për ata që nuk do të mund të udhëtojnë në vendet ku dukshmëria është e lartë e eklipsit, Nasa ka instaluar katër teleskopë në fshatin e vogël spanjoll Villalibado për ta transmetuar drejtpërdrejt eklipsin.