---
description: Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autorit
title: 12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/11/527caab3-f016-44a2-a80d-c9f46511be69.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# 12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit

![ara](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/527caab3-f016-44a2-a80d-c9f46511be69.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
- 11 tetor 2026 08:26
- Shpërndaje në:

* Nga: [BBC](https://www.koha.net/autori/bbc/articles) [![BBC](https://resources.koha.net/authors/2026/July/13/b3a6866b-2fd0-4b9d-9092-c684477ce295.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/bbc/articles)
* 11 tetor 2026 08:26
* Shpërndaje në:

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Autoriteti saudit i aviacionit civil konfirmoi se në mesin e viktimave ishin katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një shtetas i SHBA-së, Jordanisë, Palestinës, Sirisë, Sudanit dhe Egjiptit.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar.

Më vonë, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, të cilin e cilësoi si “krim lufte” dhe për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit.

Huthit nuk kanë komentuar sulmin e së shtunës, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të veçanta ndaj të njëjtit aeroport të enjten, ku u vranë tre persona dhe u dëmtua një aeroplan.

Tre persona të tjerë u vranë në sulme të veçanta të Huthive ndaj dy aeroporteve të tjera saudite, më 6 dhe 7 tetor.

[Edhe ![Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/22e374ad-49ae-4d5d-bfad-2ec2cec411af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 tet 2026 Sulm i ri në aeroportin e Riadit, raportohet edhe për në atë të Jemenit](https://www.koha.net/bote/sulm-i-ri-ne-aeroportin-e-riadit-raportohet-edhe-per-ne-ate-te-jemenit)

Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në mbretëri që nga maji i vitit 2015.

Kohët e fundit, luftimet janë përshkallëzuar mes forcave qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, dhe rebelëve Huthi, të cilët mbështeten nga Irani dhe kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

[#arabia saudite](https://www.koha.net/tag/arabia-saudite) [#aeroport](https://www.koha.net/tag/aeroport) [#sulm](https://www.koha.net/tag/sulm) [#houthi](https://www.koha.net/tag/houthi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përshkallëzohen sulmet në Arabinë Saudite](https://resources.koha.net/images/2026/October/10/1bc863f7-b185-4249-b9e3-8a7fc726d445.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 tet 2026 Përshkallëzohen sulmet në Arabinë Saudite](https://www.koha.net/bote/pershkallezohen-sulmet-ne-arabine-saudite)
- [![Huthët thonë se të paktën 33 persona janë vrarë nga sulmet ajrore saudite](https://resources.koha.net/images/2026/November/08/86732cdf-4032-4b50-b1b8-d50643cf336f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 nën 2026 Huthët thonë se të paktën 33 persona janë vrarë nga sulmet ajrore saudite](https://www.koha.net/bote/huthet-thone-se-te-pakten-33-persona-jane-vrare-nga-sulmet-ajrore-saudite)
- [![Arabia Saudite rihap pjesërisht aeroportin e Riadit pavarësisht kërcënimeve nga Houthit](https://resources.koha.net/images/2026/October/25/9a6e2085-cdcb-42e8-bda0-c801a2921acb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 tet 2026 Arabia Saudite rihap pjesërisht aeroportin e Riadit pavarësisht kërcënimeve nga Houthit](https://www.koha.net/bote/arabia-saudite-rihap-pjeserisht-aeroportin-e-riadit-pavaresisht-kercenimeve-nga-houthit)
- [![Houthit kërcënojnë me sulme të tjera në Arabinë Saudite](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/22e374ad-49ae-4d5d-bfad-2ec2cec411af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 tet 2026 Houthit kërcënojnë me sulme të tjera në Arabinë Saudite](https://www.koha.net/bote/houthit-kercenojne-me-sulme-te-tjera-ne-arabine-saudite)

[Botë.]() [Rinovimi që duhej t’i përmirësonte kushtet e banimit përfundoi me zjarrin që la 168 të vdekur](https://www.koha.net/bote/rinovimi-qe-duhej-ti-permiresonte-kushtet-e-banimit-perfundoi-me-zjarrin-qe-la-168-te-vdekur)

[Arbëri.]() [FSK-ja shënon Ditën e Forcës, hap kazermat për qytetarët](https://www.koha.net/arberi/fsk-ja-shenon-diten-e-forces)

[Arbëri.]() [Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës përballet me probleme në funksionim](https://www.koha.net/arberi/instituti-i-krimeve-te-kryera-gjate-luftes-perballet-me-probleme-ne-funksionim)

[Opinion.]() [COP31 dhe shumë zhurmë për asgjë](https://www.koha.net/opinion/cop31-dhe-shume-zhurme-per-asgje)

[Kulturë.]() [Skena e pavarur kulturore përballë vlerës, pasigurisë dhe presionit](https://www.koha.net/kulture/skena-e-pavarur-kulturore-perballe-vleres-pasigurise-dhe-presionit)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët e me kushte për reshje shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-e-me-kushte-per-reshje-shiu)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/dymbedhjete-te-vrare-dhe-300-te-plagosur-nga-sulmi-ne-aeroportin-e-kryeqytetit-saudit-riad","datePublished":"2026-10-11T08:26:07+02:00","dateModified":"2026-10-11T08:28:33+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":231,"author":[{"@type":"Person","name":"BBC","url":"https://www.koha.net/autori/bbc/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, kanë bërë të ditur autorit","url":"https://www.koha.net/bote/dymbedhjete-te-vrare-dhe-300-te-plagosur-nga-sulmi-ne-aeroportin-e-kryeqytetit-saudit-riad","keywords":"arabia saudite, aeroport, sulm, houthi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/11/527caab3-f016-44a2-a80d-c9f46511be69.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
