Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë evakuuar pasi dy zjarre shpërthyen “pothuajse njëkohësisht” në ishullin grek të Salaminës, pranë Athinës. Autoritetet e zjarrfikësve thanë se situata u përkeqësua me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Rreth 200 zjarrfikës po punojnë për të parandaluar bashkimin e dy vatrave të zjarrit. Salamina ishte përfshirë të dielën në zonat me rrezik të lartë për zjarre pyjore.
Zjarri i parë u raportua rreth orës 14:40 sipas kohës lokale, pranë bregut jugor të ishullit, në zonën e Peristerias. Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa rreth 20 minuta më vonë një zjarr i dytë shpërtheu në pjesën lindore të ishullit, pranë Selinias, shkruan BBC.
Sipas mediave greke, deri tani më shumë se 360 persona janë evakuuar me mjete detare. Pesë anije patrullimi janë dërguar në zonë, ndërsa edhe disa mjete private janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në evakuime. Në operacion janë angazhuar gjithashtu disa mjete ajrore dhe rreth 50 automjete zjarrfikëse.
Shefi i zjarrfikësve, Vasilios Vathrakoyannis, tha se zjarri i parë shpërtheu në një zonë ku ndërthuren banesat me sipërfaqet pyjore. Ekipet e zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje gjetën dy persona të pajetë.
Ndërkohë, të paktën katër persona janë dërguar në një qendër shëndetësore lokale me djegie. Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve në ishull.
-
L'Iran adopte une loi criminalisant les interviews avec les médias « hostiles ».
-
Zelensky : Les missiles intercepteurs européens ne peuvent pas rester stockés.
-
Le plus grand incendie jamais enregistré en Belgique se dirige vers l'Allemagne.
-
L'Ukraine attaque la Russie avec des centaines de drones ; on dénombre au moins six morts.
-
Tensions vives à la frontière israélo-libanaise après 11 morts