Një avion transporti ushtarak amerikan është ulur të martën në aeroportin Vnukovo të Moskës, sipas të dhënave të shërbimit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.
Avioni i madh Boeing Globemaster, me numër regjistrimi amerikan 07-7181, kishte fluturuar drejtpërdrejt nga Riga e Letonisë dhe është ulur në Moskë në orët e para të së martës.
Reuters i cili ka raportuar për këtë nuk ka arritur të verifikonte nëse avioni transportonte ngarkesë apo pasagjerë. E Kremlini ka thënë se nuk kishte informacion për avionin.
Sipas të dhënave të Flightradar24, avioni kishte mbërritur në Riga më 23 gusht nga baza ajrore amerikane në Camp Springs, pranë Uashingtonit.
Fluturimi i fundit i drejtpërdrejtë i një avioni të regjistruar në SHBA drejt Rusisë nga Evropa ishte zhvilluar në janar të këtij viti, kur ai transportoi të dërguarit specialë amerikanë, Steven Witkoff, dhe Jared Kushner për bisedime paqeje me Vladimir Putinin lidhur me Ukrainën.
Kremlini ka thënë javën e kaluar se ende nuk kishte informacion për një tjetër vizitë të mundshme në Moskë të Kushnerit dhe Witkoffit, ndërsa bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën kanë ngecur kryesisht për shkak të luftës në Iran.
-
L'OTAN divisée sur la réponse à apporter à la Russie
-
Un troisième drone et des explosifs militaires ont été découverts près de l'aéroport de Leipzig.
-
Trump affirme qu'il changera le nom du lac Ontario en « Lac Amérique ».
-
La Chine promet de protéger ses intérêts après le renforcement des sanctions américaines contre l'Iran
-
Attaques en Ukraine - Poutine promulgue un décret autorisant le contrôle de l'État sur des infrastructures clés