Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

L'AfD ambitionne de former un gouvernement dans le Land de l'est de l'Allemagne après sa victoire électorale.

Afd

Photo : Presse associée

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) thotë se do të përpiqet të krijojë një “shumicë të qëndrueshme”, pasi në zgjedhjet e së dielës në landin lindor të Saksoni-Anhaltit nuk arriti të sigurojë numrin e nevojshëm të mandateve për të qeverisur e vetme.

AfD-ja ka fituar bindshëm zgjedhjet rajonale, duke hapur mundësinë për krijimin e qeverisë së parë të një partie populiste të krahut të djathtë që nga epoka naziste.

“Qëllimi ynë tani është të organizojmë pikërisht këtë shumicë të qëndrueshme në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë të hënën Ulrich Siegmund, kandidati i AfD-së për postin e kryeministrit të Saksoni-Anhaltit. 

“Qoftë përmes mbështetjes, dhe me këtë nënkuptoj mbështetje të plotë, nga një grup parlamentar apo nga deputetë të veçantë të parlamentit të landit”, ka shtuar ai.

Agjencia gjermane e Inteligjencës së brendshme e klasifikon AfD-në si një grup ekstremist në disa rajone të vendit.

Për shkak të së kaluarës naziste të Gjermanisë, lëvizjet e ekstremit të djathtë janë gjithmonë nën një vëzhgim të fortë, ndërsa partitë e tjera kryesore ruajnë një “vijë të kuqe” kundër çdo forme bashkëpunimi me to.

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Gjermania moderne ende nuk ka pasur një parti të ekstremit të djathtë apo populiste të krahut të djathtë që të drejtojë një qeveri kombëtare, rajonale apo të një qyteti të madh.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili drejton Unionin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë, erdhi në pushtet duke u zotuar se do ta dobësonte AfD-në, por nuk arriti ta përmbushte premtimin.

“CDU-ja (Unioni Kristian-Demokrat i Gjermanisë) nuk do të jetë kurrë më në gjendje të fitojë zgjedhjet federale”, ka thënë në konferencë bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Ëeidel. 

“Ata tashmë janë 10% pas nesh dhe qëllimi im i deklaruar është ta zgjerojmë ndjeshëm këtë diferencë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrijmë të paktën 40% në zgjedhjet e ardhshme federale”, ka shtuar ajo.

Mbështetja për CDU-në e Merzit është përgjysmuar ndërsa AfD-ja më shumë se ka dyfishuar pjesën e saj të votave. Rezultati mund t’i japë gjithashtu më shumë energji AfD-së në zgjedhjet e tjera rajonale që do të zhvillohen më vonë këtë muaj.

Fitorja e fuqishme e AfD-së përbën një shpërqendrim të madh për Gjermaninë dhe Merzin në një kohë kur Evropa përballet me disa sfida, përfshirë agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, një fushatë të dyshuar sabotimi që synon vendet e NATO-s dhe marrëdhëniet e vështira me presidentin amerikan Donald Trump.

Lire les autres mises à jour
AFD

L'extrême droite allemande remporte un important succès dans l'est du pays, mais n'obtient pas la majorité.

Le parti d'extrême droite Alternative pour l'Allemagne (AfD) a remporté une victoire convaincante dans l'État de...