---
description: Një sondazh tregoi të martën se 85 për qind e grenlandezëve nuk duan që ishulli i tyre në Arktik – një territor gjysmë-autonom danez – të bëhet pjesë e Shteteve
title: 85% e grenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA-së
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/29/3e542fc8-9d55-4e62-a260-b61cf7d96f68.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# 85% e grenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA-së

![Grenlandë](https://resources.koha.net/images/2025/January/29/3e542fc8-9d55-4e62-a260-b61cf7d96f68.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 janar 2025 10:04
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 29 janar 2025 10:04
- Shpërndaje në:

Një sondazh tregoi të martën se 85 për qind e grenlandezëve nuk duan që ishulli i tyre në Arktik – një territor gjysmë-autonom danez – të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, raportoi e përditshmja daneze Berlingske.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë këtë muaj se Grenlanda ishte jetike për sigurinë e SHBA-së dhe se Danimarka duhet të hiqte dorë nga kontrolli mbi këtë ishull strategjikisht të rëndësishëm.

Sondazhi i kryer nga agjencia Verian, i porositur nga gazeta daneze, tregoi se vetëm 6 për qind e grenlandezëve janë pro bashkimit me SHBA-në, ndërsa 9 për qind janë të pavendosur.

Danimarka ka thënë të hënën se do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të forcuar praninë ushtarake në Arktik.

Grenlanda – me një sipërfaqe më të madhe se Meksika dhe një popullsi prej 57 mijë banorësh – fitoi autonomi vetëqeverisëse në vitin 2009, duke përfshirë të drejtën për të shpallur pavarësinë nga Danimarka përmes një referendumi.

[Edhe ![Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/7e3fd34b-d2b4-42ce-9e88-f17f9964ce37.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 sht 2026 Nënshkruhet marrëveshja SHBA-Danimarkë-Grenlandë për sigurinë në Arktik](https://www.koha.net/bote/nenshkruhet-marreveshja-shba-danimarke-grenlande-per-sigurine-ne-arktik)

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, i cili ka intensifikuar përpjekjet për pavarësi, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ishulli nuk është në shitje dhe se u takon banorëve të tij të vendosin për të ardhmen.

Ushtria amerikane ka prani të përhershme në Bazën Hapësinore Pituffik në veriperëndim të Grenlandës, vendndodhje strategjike për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm për raketat balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut kalon përmes këtij ishulli.

[#grenlanda](https://www.koha.net/tag/grenlanda) [#danimarka](https://www.koha.net/tag/danimarka) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#Arktiku](https://www.koha.net/tag/arktiku) [#pavaresia](https://www.koha.net/tag/pavaresia) [#Mute Egede](https://www.koha.net/tag/mute-egede) [#marrëdhëniet ndërkombëtare](https://www.koha.net/tag/marredheniet-nderkombetare) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Danimarka dërgon rekrutë në Grenlandë, për herë të parë në shumë kohë](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/e16d851e-f95a-44a3-88bc-d0ffd7f6aa24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2026 Danimarka dërgon rekrutë në Grenlandë, për herë të parë në shumë kohë](https://www.koha.net/bote/danimarka-dergon-rekrute-ne-grenlande-per-here-te-pare-ne-shume-kohe)
- [![Kryeministrja daneze: Trumpi ende i interesuar ta marrë Grenlandën](https://resources.koha.net/images/2026/February/14/a6fca210-f91b-4bd5-a726-4e82eefa6492.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 shk 2026 Kryeministrja daneze: Trumpi ende i interesuar ta marrë Grenlandën](https://www.koha.net/bote/kryeministrja-daneze-trumpi-ende-i-interesuar-ta-marre-grenlanden)
- [![Trump: Duhet ta marrim Grenlandën, asnjë komb s’mund ta mbrojë](https://resources.koha.net/images/2026/January/21/c6f6f604-6493-45f2-bf0f-c95f8f8c6285.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 jan 2026 Trump: Duhet ta marrim Grenlandën, asnjë komb s’mund ta mbrojë](https://www.koha.net/bote/trump-duhet-ta-marrim-grenlanden-asnje-komb-smund-ta-mbroje)
- [![“Nuk jemi budallenj”: Çfarë do t’i thoshin banorët e Grenlandës Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/January/17/e22fefe4-37e7-46e5-a648-66f0fbc76255.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 jan 2026 “Nuk jemi budallenj”: Çfarë do t’i thoshin banorët e Grenlandës Trumpit](https://www.koha.net/bote/nuk-jemi-budallenj-cfare-do-ti-thoshin-banoret-e-grenlandes-trumpit)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kulturë.]() [“Expression of the Soul” në lojë ngjyrash me tingujt e rockut](https://www.koha.net/kulture/expression-of-the-soul-ne-loje-ngjyrash-me-tingujt-e-rockut)

[Botë.]() [Lituania mbylli aeroportin e Vilniusit, ngrit avionë të NATO-s në ajër pas dyshimeve për dronë](https://www.koha.net/bote/lituania-mbylli-aeroportin-e-vilniusit-ngrit-avione-te-nato-s-ne-ajer-pas-dyshimeve-per-drone)

[Auto.]() [Volkswagen ka 60% më shumë punëtorë se Toyota, por prodhon më pak vetura – pse?](https://www.koha.net/auto/volkswagen-ka-60percent-me-shume-punetore-se-toyota-por-prodhon-me-pak-vetura-pse)

[Arbëri.]() [Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale](https://www.koha.net/arberi/merz-uron-kurtin-kaperceni-dallimet-partiake-per-te-zgjidhur-ceshtjet-institucionale)

[Lifestyle.]() [Kur kthehet në problem rënia e flokëve](https://www.koha.net/lifestyle/kur-kthehet-ne-problem-renia-e-flokeve)

[Botë.]() [Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev](https://www.koha.net/bote/rusia-godet-uren-e-dyte-te-madhe-ne-kiev)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"85% e grenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/85percent-e-grenlandezeve-nuk-duan-te-jene-pjese-e-shba-se","datePublished":"2025-01-29T10:04:14+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:40:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":276,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një sondazh tregoi të martën se 85 për qind e grenlandezëve nuk duan që ishulli i tyre në Arktik – një territor gjysmë-autonom danez – të bëhet pjesë e Shteteve","url":"https://www.koha.net/bote/85percent-e-grenlandezeve-nuk-duan-te-jene-pjese-e-shba-se","keywords":"grenlanda, danimarka, shba, Arktiku, pavaresia, Mute Egede, marrëdhëniet ndërkombëtare, Donald Trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/29/3e542fc8-9d55-4e62-a260-b61cf7d96f68.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
