Soutenez TIME. Préservez la vérité.
basketball

Pristina bat Bashkimi dans un match spectaculaire

Sigal Pristina

Sigal Prishtina ka mposhtur Bashkimin në ndeshjen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë. 

Ndeshjen e fundit të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll Prishtina e fitoi me rezultatin 79:77. Bashkimi e kishte gjuajtjen e fundit, por Shanon Shorter gjuajti shkurt për tri pikë. Kështu festa e madhe ishte për prishtinasit.

Ndeshja u zhvillua pa praninë e shikuesve. Bashkimi ishte në seri prej gjashtë fitoreve dhe llogaritej favorit i madh. Por lojtarët e Prishtinës luftuan nga fillimi e deri në fund për fitore të madhe. 

Minuta e fundit e ndeshjes nisi me epërsinë 78:77 të Prishtinës. Divine Myles i Bashkimit dështoi në tentim për tri pikë, ndërsa në anën tjetër gjuajtje të pasaktë kishte Dawkins. Në sulmin e radhës, Shorter i Bashkimit humbi topin, ndërsa Malcolm Armstead u faulua dhe shënoi një gjuajtje të lirë për 79:77. Prizrenasit kishin gjashtë sekonda për aksionin e fundit, por Shorter nuk ishte i saktë.

Vincent Golson udhëhoqi Prishtinën me 30 pikë e gjashtë asistime. Daniel Hankins Sanford i kishte 10 pikë e katër kërcime. Bryson Dawkins i kishte 14 pikë e tetë kërcime. Edmond Azemi dha kontribut të çmueshëm në minutat e fundit, ndërsa ndeshjen e përfundoi me gjashtë pikë e katër kërcime. Armstead i kishte nëntë pikë, tetë kërcime e tri asistime. 

Shorter kishte statistikat më të mira te Bashkimi. Ndeshjen e përfundoi me 19 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime. Adrio Bailey i realizoi 15 pikë e 11 kërcime. 15 pikë i kishte edhe Lejson Zeqiri.

Bashkimi mbetet në pozitën e parë me 9 pikë. Prishtina tani ka bilanc prej tri fitore e dy humbje, njëjtë si Golden Eagle Ylli, Trepça e Bora.