Soutenez TIME. Préservez la vérité.
basketball

Bashkimi compte profiter du mauvais moment de Trepca.

Union

Trepça ka mbledhur gjithë trofetë e basketbollit kosovar në vitet e fundit. Kupën e Kosovës e ka fituar pesë herë rresht. Titullin e kampionit e ka fituar tri herë rresht, ndërsa ka fituar edhe dy Superkupat e fundit.

Por edicionin e ri të Superligës nuk e ka nisur mirë. Në xhiron e parë fitoi me shumë mund ndaj Rahovecit 029 në udhëtim, 106:101. Të shtunën humbi në “Minatori” nga Peja me rezultatin 87:81.

Dhe këtë moment jo të mirë të “xehetarëve” synon ta shfrytëzojë Bashkimi.

Bashkimi ka humbur shumë finale në vitet e fundit nga Trepça. Tani synon t’i japë fund serisë në ndeshjen për Superkupë, që zhvillohet të martën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Ndeshja për Superkupë fillon në orën 19:00.

Trepça ndaj Pejës u paraqit pa Mikaile Tmushiqin e lënduar, ndërsa në ekip nuk ishte as Kevin Bracy-Davis.  Trajneri i mitrovicasve, Adis Beqiragiq ka thënë se skuadrës i mungon një lojtar i pozitës katër dhe po ashtu Tmushiqi i lënduar.

Për dallim nga Trepça, Bashkimi është në moment të mirë. Në xhiron e parë të Superligës fitoi 96:60 ndaj Golden Eagle Yllit në Prizren. Të shtunën, Bashkimi fitoi 100:84 ndaj Rahovecit 029. Ajo ndeshje u luajt në palestrën ku luhet Superkupa.

Në fakt të dy skuadrat kanë fituar së fundi në palestrën në Rahovec. Por Bashkimi më lehtë e më bindshëm.

Tek ekipi prizrenas megjithatë flasin me respekt për Trepçën.

“Luajmë për trofe, është ndeshje për Superkupë, dhe duhet të jemi të motivuar. Luajmë ndaj ekipit që ka fituar gjithë trofetë në vitet e fundit. Synojmë të jemi vetëvetja, të jemi të gatshëm të garojmë për 40 minuta, të japim më të mirën në parket dhe të mundohemi ta fitojmë trofeun”, ka thënë trajneri i Bashkimit, Igor Jovoviq.

Ndeshja për Superkupë është dashur të zhvillohet më 15 shtator. Por Federata e Basketbollit e Kosovës më 14 shtator njoftoi për shtyrjen e ndeshjes së vlefshme për trofe. Dhe tani ndeshja që zakonisht i paraprin edicionit të ri zhvillohet pas dy xhirove kampionale.