---
description: Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që për sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
title: ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë
image: https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë

![Fatura](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 10 prill 2026 18:05
- Shpërndaje në:

- 10 prill 2026 18:05
- Shpërndaje në:

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që për sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Në një njoftim për media, ZRRE-ja ka bërë të ditur se më 2026 pritet më shumë import dhe më pak prodhim brenda, por për të shmangur ndikimin e menjëhershëm është propozuar një mekanizëm që të ketë shpërndarje të kostove të rritura në më shumë periudha tarifore.

“Ky mekanizëm parasheh që një pjesë e kostove të rritura të furnizimit të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, me qëllim zbutjen e ndikimit në tarifa për një vit të vetëm. Ky trajtim nuk përfaqëson ulje reale të kostove, por një shpërndarje të tyre në kohë, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe përballueshmërinë për konsumatorët. Pra ZRRE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, thuhet në komunikatën për media kur u bë publikimi i raporteve konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për operatorët dhe furnizuesit.

ZRRE-ja ka thënë se gjatë analizës së aplikacioneve të pranuara nga ndërmarrjet energjetike, është vënë re se më 2026 do të ketë prodhim vendor më të ulët për shkak të remonteve në Termocentralet Kosova A dhe B. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë import.

Tani konsumatorët, ndërmarrjet dhe palët tjera kanë mundësi të dërgojnë komente deri më 24 prill. Pas kësaj pritet që të merret vendimi i Bordit të ZRRE-së.

Në strukturën e tarifave me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me shërbime universale të furnizimit është përcaktuar që tarifa e lartë aplikohet prej orës 07:00 deri në 22:00 gjatë periudhës 1 tetor deri më 31 mars, kurse prej orës 08 deri në 23:00 gjatë periudhës 1 prill deri më 30 shtator. Tarifa e lartë për konsumatorët të cilët shpenzojnë më pak se 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj është 9.05 centë për kilovat, teksa ajo e ulët është 3.88 centë për kilovat. E për konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë, tarifa e lartë është 15.43 centë, ndërsa ajo e ulëta 7.28 centë.

Në janar, të tre operatorët patën kërkuar shtrenjtim të rrymës. KESCO kërkoi rritje rreth 20 për qind.

[#zrre](https://www.koha.net/tag/zrre) [#rryma](https://www.koha.net/tag/rryma) [#çmimi i rrymës](https://www.koha.net/tag/cmimi-i-rrymes)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shmanget shtrenjtimi i rrymës për sivjet](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/b9956fb8-99c8-4a59-b33a-f949629bae35.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 5 maj 2026 Shmanget shtrenjtimi i rrymës për sivjet](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/shmanget-shtrenjtimi-i-rrymes-per-sivjet)
- [![Shmanget shtrenjtimi i rrymës](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/93fd3d1a-ba7d-4fdb-9f9e-a5e9ba052ef1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 5 maj 2026 Shmanget shtrenjtimi i rrymës](https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-aprovon-te-hyrat-per-keds-kesco-dhe-kostt-shmanget-rritja-e-tarifave-te-rrymes)
- [![KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën](https://resources.koha.net/images/2025/December/13/4f994776-60f2-4316-ab48-8bb9d7f7807e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 pri 2026 KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën](https://www.koha.net/arberi/kesco-dhe-kek-u-me-marreveshje-per-te-mos-e-shtrenjtuar-rrymen)
- [![Shpërndarja e kostove në vitet e ardhshme shtyn përkohësisht rritjen e tarifave](https://resources.koha.net/images/2026/April/13/b4c08eb4-68ec-4739-bb19-09e7e5c7a6f1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 pri 2026 Shpërndarja e kostove në vitet e ardhshme shtyn përkohësisht rritjen e tarifave](https://www.koha.net/arberi/shperndarja-e-kostove-ne-vitet-e-ardhshme-shtyn-perkohesisht-rritjen-e-tarifave)
- [![Të premten protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar](https://resources.koha.net/images/2026/January/29/df31df84-effa-4b77-8c2f-7fdedfa405fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 shk 2026 Të premten protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar](https://www.koha.net/arberi/te-premten-proteste-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes-ekzekutivi-pa-qendrim-per-rritjen-e-paralajmeruar)

[Arbëri.]() [IPK thotë se do të verifikohen pretendimet për përdorimin e gazit lotsjellës me afat të skaduar](https://www.koha.net/arberi/ipk-thote-se-do-te-verifikohen-pretendimet-per-perdorimin-e-gazit-lotsjelles-me-afat-te-skaduar)

[Lifestyle.]() [OBSH: Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të trajtohen me barna për dobësim](https://www.koha.net/lifestyle/obsh-femijet-nen-10-vjec-nuk-duhet-te-trajtohen-me-barna-per-dobesim)

[Futboll.]() [Granit Xhaka dënohet për falsifikim të certifikatës për COVID-19](https://www.koha.net/futboll/granit-xhaka-denohet-per-falsifikim-te-certifikates-per-covid-19)

[Showbiz.]() [Djali i Jessica Biel dhe Justin Timberlake ka një rol të vogël në “Matchbox: The Movie”](https://www.koha.net/showbiz/djali-i-jessica-biel-dhe-justin-timberlake-ka-nje-rol-te-vogel-ne-matchbox-the-movie)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Kurtin](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-shpreh-gatishmerine-per-bashkepunim-te-ngushte-me-kurtin)

[Botë.]() [Dy të vdekur nga shembja e pjesshme e ndërtesës shtatëkatëshe në Stamboll](https://www.koha.net/bote/dy-te-vdekur-nga-shembja-e-pjesshme-e-nderteses-shtatekateshe-ne-stamboll)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-propozon-te-mos-kete-shtrenjtim-te-energjise","datePublished":"2026-04-10T18:05:41+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":412,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që për sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.","url":"https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-propozon-te-mos-kete-shtrenjtim-te-energjise","keywords":"zrre, rryma, çmimi i rrymës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
